Arsim Kajtazi
Appearance
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Arsim Kajtazi u lind më 25.02.1958 në Vitak, Kosovë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1976 – Kreu Gjimnazin në Prishtinë.
- 1976-1977 – regjistrohet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filozofik te Universitetit të Prishtinës.
- 1981 – Diplomon në Universitetin e Prishtinës.
- 2007 – fiton gradën magjistër në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
- 1982 –1993 Punon gazetar i javores “Zëri” të Kosovës.
- 1985-1987 viziton Akademinë e Arteve të Prishtinës dhe në kontakt me disa profesorë të kësaj akademie i zgjeron njohuritë për pikturën dhe grafikën.
- 1987 – anëtarësohet në Shoqatën e Artistëve Figurativ të Kosovës.
- 1993 – Që nga ky vit e tutje jeton dhe krijon në Gjermani.
Kajtazi është marre dhe merret me letërsi, publicistike, kritike letrare dhe figurative. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka botuar këta libra :
- 1985 – “Prani rrezore”, poezi, “Rilindja” , Prishtinë
- 1990 – “Shakullina”, roman , “Rilindja”, Prishtinë
- 1993 – “Të vdekurit vallëzojnë”, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës
- 1997 – “Klithmë paqësore”, poezi te shkruara në Gjermani, botim i autorit
- 1999 – “Duke Krijuar vetveten”, poezi, “Rilindja” Prishtinë
- 2005- “Nëntë lëkurët e gjarprit”, roman, “Faik Konica”, Prishtinë