Arsimi në Japoni
Arsimi në Japoni është i detyrueshëm në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët. [1] Shumica e studentëve ndjekin shkollat publike prej nivelit të mesëm të ulët, por arsimi privat është i popullarizuar në nivelin e mesëm të lartë dhe atë universitar. Arsimi para shkollës fillore sigurohet në kopshte dhe qendra ditore. Programet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç u ngjajnë atyre në kopshte. Qasja arsimore në kopshte ndryshon shumë nga mjediset e pa strukturuara që theksojnë lojën në mjedise shumë të strukturuara që janë të përqendruara në atë që fëmija të kalojë provimin pranues në një shkollë fillore private. Viti akademik fillon nga prilli dhe mbaron në mars, me pushime verore në gusht dhe pushime dimërore në fund të dhjetorit deri në fillim të janarit.
Edhe pse Japonia renditet shumë lartë në testet arsimore PISA sistemi i saj arsimor ka qenë i kritikuar në SHBA për fokusin e tij në testimit të standardizuar dhe të konformitetit;[2] bullizëm;[3][4] dhe presionin e fuqishëm akademik mbi studentët.[5] Sipas të dhënave nga PISA 2018 dhe TIMSS 2015, incidentet e bullizmit në arsimin para terciar janë më të ulëta se në shumicën e vendeve të OECD,[6][7] dhe koha totale e kaluar duke studiuar brenda dhe jashtë shkollës ishte nën mesataren e OECD-së.[8]
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi fillor dhe nëntëvjeçar në Japoni është i detyrueshëm. Shumica e nxënësve frekuentojnë shkolla publike deri në nëntëvjecare, por preferojnë arsimin privat në gjimnaz dhe universitet. Para fillores fëmijët shkojnë në çerdhe ose kopësht. Çerdhet publike dhe private pranojne fëmijë nga disa muajsh deri në gjashtë vjeç. Programet për fëmijët nga tre deri në pesë vjeç ju ngjajnë atyrë të kopshtit. Qasjet në kopshte variojnë që nga ambientet me në qendër lojrat deri tek ambientet e organizuara ku fëmijëve ju kërkohet të kalojnë një provim për tu pranuar.
Viti akademik fillon në Prill dhe mbaron në Mars. Pushimet verore merren në Gusht, ndërsa ato të dimrit nga fundi i Dhjetorit deri në fillim të Janarit. Gjithashtu ka disa ditë pushim për festa në mes të vitit akademik. Periudha e vitit akademik është e njëjtë për të gjitha nivelet e arsimit në të gjithë vendin.
Në përgjithësi fëmijët duhet të jenë në shkollë para orës 8:45. Mësimi mbaron rreth orës 15:15, kështu ata janë në shkollë rreth gjashtë orë cdo ditë nga e hëna në të premte.
Sistemi arsimor në Japoni luajti nje rol kryesor në restaurimin dhe rritjen e shpejtë ekonomike të vendit në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore u miratua Ligji Themelor i Arsimit dhe Ligji i Arsimit. Ky i fundit përcaktoi sistemin arsimor: gjashtë vite shkollë fillore, tre vite nëntëvjecare, tre vite gjimnaz dhe dy ose katër vite universitet.
U zbatuan një sërë reformash të cilat kishin qëllim lehtësimin e ngarkesës të provimeve të pranimit, promovimin e teknologjisë së informacionit dhe ndërkombëtarizimin si dhe mbështetjen e të nxënit afatgjatë.
Ndërmjet studentëve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) , nxënësit japoneze renditen në nivele të larta përsa i përket cilësisë dhe performancës në shkrim dhe lexim, matematike dhe shkenca. Nxënësi mesatar merr 540 pikë në Programin e Vlerësimit Ndëerkombëtar të Nxënësve (PISA). Ky është një nga shtetet me fuqinë punëtore me nivel më të lartë arsimor mes shteteve anëtare në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Masa është e mirë-arsimuar dhe shoqëria vlerëson edukimin si një platformë për ndryshim social si dhe për punësim në ekonominë e digjitalizuar.
Nivelet e arsimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimi i detyrueshëm
Arsimi i detyrueshëm përbëhet nga arsimi fillor (periudha 6-vjeçare) dhe arsimi nëntë vjeçar (periudhë 3-vjeçare, e cila përfshin klasën e shtatë deri në nëntë ), që zgjat gjithsej 9 vjet. Megjithëse mësimi zhvillohet në japonisht, një numër në rritje i programeve të arsimit të lartë janë në dispozicion në gjuhën angleze.
Në përgjithësi, viti akademik në institucionet e arsimit të lartë zgjat nga prilli deri në mars. Shumica e institucioneve miratojnë 2 semestra prej 20 javësh secili (që nga viti 2008, 84% e universiteteve në Japoni kanë miratuar sistemin e 2 semestrave, sipas statistikave të MEXT.)
Arsimi fillor dhe nëntë vjeçar
Arsimi fillor dhe i mesëm bazohet në Ligjin e Arsimit Shkollor. Udhëzuesi i kurrikulës kombëtare rishikohet përafërsisht cdo dekadë. Kurrikula kombëtare përbëhet nga 3 fusha të studimit: lëndë të ndryshme, edukim moral dhe aktivitete jashtëshkollore.
Arsimi fillor
Arsimi fillor zgjat 6 vite dhe përfshin fëmijët e moshave 6 deri në 12 vjeç (Klasa 1-6). Nxënësit mund të hyjnë në shkollë nëse ata kanë arritur moshën 6 vjeçare duke filluar nga 1 prilli. Kurrikula përbëhet nga: gjuha japoneze, shkencat sociale, matematika , shkenca, muzika, artet dhe punëdore dhe edukimi fizik. Përveç kësaj,një vëmendje e madhe i kushtohet edukimit shoqëror.
Arsimi nëntë vjeçar
Arsimi fillor pasohet nga 3 klasat e arsimit nëntë vjeçar, klasat 7-9 ( i njohur ndryshe si chugakko). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, shkenca sociale, matematikë, shkencë, muzikë, art, edukim fizik, art industrial , gjuhë të huaj, lëndë me zgjedhje dhe edukim moral.
Kjo është një periudhë tepër e rëndësishme për nxënësit japonezë, pasi rezultatet e tyre shkollore përcaktojnë nëse ata do të pranohen në një shkollë të mesme të mirë ( kotogakko). Pas përfundimit të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar nxënësit pajisen me një Dëftesë Lirimi. Më vonë shumica e nxënësve japin provim për pranim në gjimnaz. Përsa i përket ekzaminimeve të shkollave private, secila shkollë vendos metodat e ekzaminimit ose detyra të tjera për të përcaktuar përzgjedhjen e studentëve sipas protokollit të tyre.
Nxënësit japin provimet përfundimtare në 5 lëndë: gjuhë japoneze, matematikë, shkenca socile, shkencë dhe anglisht. Sa më i lartë rezultati i tyre përfundimtar, aq më e madhe është mundësia që ata të pranohen në një shkollë të mesme të mirë dhe më pas në një universitet të mirë.
Arsimi i mesëm
Tre vitet e arsimit të mesëm (kotogakko) në përgjithësi konsiderohen si periudha më e zellshme e shkollimit (kategoria e moshës 15-18). Kurrikula përbëhet nga lëndët e mëposhtme: gjuhë japoneze, gjeografi dhe histori, qytetari, matematikë, shkenca (duke përfshirë fizikën, kiminë, biologjinë dhe shkencën e tokës), arte, gjuhë e huaj (anglisht), teknologji informative dhe studime të përgjithshme.
Për të përfunduar studimet e arsimit të mesëm, një nxënës duhet të marrë të paktën 74 kredi, duke u pajisur më vonë me nje Diplomë Pjekurie (卒業 証明書 Sotsugyoshomeisho). Gjatë kësaj periudhe, shumica e nxënësve ndjekin një shkollë (të quajtur juku) ku ata marrin mësime shtesë për lëndët e trajtuara. Juku gjithashtu shërben si përgatitje për provimet e hyrjes në universitet. Këto ekzaminime zhvillohen në përgjithësi nga janari deri në mars. Përfundimi i suksesshëm ofron mundësinë e pranimi në institucionet arsimore më prestigjioze të Japonisë. Provimi hyrës është hartuar kryesisht për të vlerësuar nivelin e përgjithshëm akademik të nxënësve.
Në sistemin arsimor japonez ofrohen kurse të mesme profesionale (高等 専 修 学校 koto senshu gakko) si dhe kolegjet e teknologjisë. Ndodhen rreth 460 shkolla të specializuara për trajnim që ofrojnë kurse që lidhen me profesione të tilla si inxhinieri, biznes dhe bujqësi. Ata që përfundojnë këto kurse me një kohëzgjatje prej së paku 2 vjet dhe më së shumti 3 vjet (2,589 orë studimi) gjithashtu kanë të drejtë të shkojnë në universitet.
Arsimi i lartë
Arsimi i lartë ka disa lloje të ndryshme të institucioneve arsimore: universitete, kolegje të teknologjisë dhe kolegje të trajnimit profesional. Këto institucione mund të kenë 3 statuse të ndryshme, përkatësisht : kombëtare, publike dhe private. Në lidhje me numrin e universiteteve japoneze, në vitin 2012, Japonia kishte gjithsej 86 institucione kombëtare, 92 institucione publike dhe 605 institucione private.
Universitetet (大学 daigaku) ofrojnë programe bachelor, master dhe doktoraturë. Kolegjet e teknologjisë ofrojnë programet e tyre 5-vjeçare me një fokus profesional. Ndërsa kolegjet e trajnimit profesionale ofrojnë kurse praktike nga 1 deri në 4 vjet.
Universitetet publike kanë gëzuar tradicionalisht reputacionin më të mirë, veçanërisht Universiteti Kombëtar i Tokios dhe Universiteti Kombëtar i Kiotos. Megjithatë, dhe universitete të ndryshme në sektorin privat të arsimit të lartë të Japonisë ofrojnë një arsimimi të një standardi jashtëzakonisht të lartë.
Vlerësimi dhe kualifikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Porta e parë kryesore në shkollat japoneze është hyrja nëshkollën e mesme të lartë, kur nxënësit kryejnë provimet e pranimit për të hyrë në shkollë. Pranimi në shkollat e mesme tëlarta është jashtëzakonisht konkurrues, dhe përveç provimevepranuese, merren parasysh edhe puna akademike e nxënësit, sjellja dhe qëndrimi dhe regjistrimi i pjesëmarrjes në komunitet.Studentët japonezë e konsiderojnë shkollën e mesme të lartëku ata regjistrohen për të qenë një faktor përcaktues nësuksesin e mëvonshëm. Studentët japonezë pranohen nëuniversitet bazuar në rezultatet e tyre në Testin e QendrësKombëtare për Pranimet Universitare, të njohur si "Testi iQendrës", si dhe performancën e tyre në provimet individualetë administruara nga çdo universitet. Test Qendra vlerësonkandidatët në pesë fusha: gjuha japoneze, gjuha e huaj, matematika, shkenca dhe studimet shoqërore. Provimet e pranimit për shkollën e mesme dhe universitetin janë kaq tërëndësishme në përcaktimin e vendosjes saqë shpesh janëshqetësimi i vetëm arsimor i studentëve gjatë viteve që çojnënë provime.
MEXT (Ministria e Kulturës , Sportit , Shkencës dheTeknologjisë) po planifikon një rishikim të Testit të Qendrës, passhqetësimeve që testi thekson memorizimin e shpejtë dhe nukështë i përshtatshëm për ekonominë në ndryshim. Testi i ri iqendrës (i cili është riemëruar si Daigaku Nyugaku Kyotsu) do të dizajnohet për të vlerësuar mendimin kritik, gjykimin dheshprehjen. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe përtë ristrukturuar arsimin e lartë në një kohë kur popullsia pozvogëlohet - parashikohet një rënie prej 35 përqind deri në vitin2065 - dhe vendi duhet të sigurojë që studentët e tij të jenë tëtrajnuar mirë dhe të pajisur për tregun e punës. Testi i ri pritet tëmbështetet në vitin akademik 2020. Disa kolegje dheuniversitete të vogla gjithashtu kanë filluar të pranojnëstudentët bazuar në rekomandimet e shkollave të mesme, nëvend që të kërkojnë një provim pranimi.
Mësuesit në të gjitha nivelet e shkollimit i vlerësojnëvazhdimisht nxënësit e tyre përmes testeve të zhvilluara ngavetë mësuesit dhe forma të tjera të punës së studentëve.Mësuesit kujdestarë shpesh kalojnë shumë vite me të njëjtingrup studentësh dhe janë të përfshirë me jetën e tyre jashtëklasës, duke e bërë procesin e vlerësimit më të qëndrueshëm, më preciz dhe më të qasshëm për prindërit.
Japonia ka edhe vlerësime kombëtare - Vlerësimi Kombëtar iAftësive Akademike (NAAA) - në klasat e gjashta dhe të nënta .Këto vlerësime bëhen në lëndët matematikë, gjuhë japonezedhe shkencë. NAAA u administrua për herë të parë në vitin2007 me një mostër të nxënësve në dy nivelet e klasave me qëllim të informimit të planprogramit dhe planifikimit tëprocedurave. Që nga viti 2013, vlerësimet janë administruarçdo vit për të gjithë nxënësit e klasës së gjashtë dhe të nëntë, me qëllim të ofrimit të më shumë të dhënave për rrethet dheshkollat për të përmirësuar performance akademike . Të njëjtatelemente administrohen për të gjithë studentët në të njëjtënkohë dhe bëhen të disponueshme pasi të jetë administruartestimi. Pikët mesatare të NAAA për secilin rajon shpallen çdovit dhe bordet komunale të arsimit dhe shkollat përdorinrezultatet për të identifikuar fushat ku mësimi dhemësimidhënia mund të jenë përmirësuar.[9][10] [11]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- De Bary, William Theodore, Carol Gluck, Arthur E. Tiedemann. (2005). Sources of Japanese Tradition, Vol. 2. New York: Columbia University Press. ISBN 978-0-231-12984-8; OCLC 255020415
- Hebert, David G. (2011). Wind Bands and Cultural Identity in Japanese Schools. Springer press, 2011.
- Hood, Christopher P. Japanese Education Reform: Nakasone's Legacy, 2001, London: Routledge, ISBN 0-415-23283-X.
- Kelly, Boyd. (1999). Encyclopedia of Historians and Historical Writing, Vol. 1. London: Taylor & Francis. ISBN 978-1-884964-33-6
- Uno, Kathleen S. (1999). Passages to Modernity: Motherhood, Childhood, and Social Reform in Early Twentieth Century Japan. Hawai'i: University of Hawai'i Press. ISBN 978-0-8248-1619-3, ISBN 978-0-8248-2137-1.
- Doig, Brian and Susie Groves. "Japanese Lesson Study: Teacher Professional Development through Communities of Inquiry." Mathematics Teacher Education and Development 2011, Vol. 13.1, 77–93.
- Shimizu, Yoshinori (Tokyo Gakugei University - Faculty of Education). "[1]." ICMI-Second East Asia Regional Conference on Mathematics Education and Ninth Southeast Asian Conference on Mathematics Education, 27–31 May 2002
- Takahashi, Akihiko (高橋 昭彦; DePaul University). "[2]." CRICED Mathematics Symposium, 2006.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Foreign Press Club of Japan Fact Book" (në anglisht). Fpcj.jp. Arkivuar nga origjinali më 2013-06-16. Marrë më 2013-01-19.
- ^ Harney, Alexandra (24 janar 2013). "Bad Education". The New York Times (në anglisht). Marrë më 30 gusht 2016.
- ^ Wright, Rebecca (1 shtator 2015). "Japan's worst day for teen suicides" (në anglisht). CNN. Marrë më 30 gusht 2016.
- ^ Braunschweiger, Army (6 maj 2016). "Interview: The Bullying of LGBT Kids in Japan's Schools" (në anglisht). Human Rights Watch. Marrë më 30 gusht 2016. "School bullying is notorious in Japan and has been for decades. [...] School policies don't adequately protect these students."
- ^ Winner, Rhiannon (2 dhjetor 2015). "Japan's Education Disaster". The Huffington Post (në anglisht). Marrë më 30 gusht 2016.
- ^ "PISA 2018 Results (Volume III) What School Life Means for Students' Lives" (në anglisht). OECD. fq. 49. Marrë më 17 dhjetor 2019.
- ^ "School Safety" (në anglisht). IEA. Marrë më 17 dhjetor 2019.
- ^ "PISA 2018 Results" (në anglisht). OECD. fq. 67. Marrë më 17 dhjetor 2019.
- ^ http://ncee.org/what-we-do/center-on-international-education-benchmarking/top-performing-countries/japan-overview/japan-instructional-systems/
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shtator 2020. Marrë më 29 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://web-japan.org/kidsweb/explore/schools/