Çerdhe fëmijësh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Një çerdhe fëmijësh amerikane

Çerdhe fëmijësh është një institucion arsimor i cili merret me përkujdesin dhe mbikëqyrjen për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të periudhës parashkollore, zakonisht deri në moshën tre vjeçare. Kujdesi për fëmijët është veprim ose aktivitet për t'u kujdesur për fëmijët nga një qendër e kujdesit ditor, dado, kujdestare, mësuese, etj. Kujdesi për fëmijët është një temë komplekse që përfshin një spektër të gjerë të profesionistëve, institucioneve, konteksteve, aktiviteteve dhe konventave sociale dhe kulturore. Kujdesi ndaj fëmijëve në periudhën e fëmijërisë së hershme parashkollore është një komponent po aq e rëndësishme, shpesh e anashkaluar e zhvillimit të fëmijëve. Ofruesit e kujdesit për fëmijë mund të jenë mësuesit e parë të fëmijëve, dhe për këtë arsye ata mund të luajnë një rol integral në sistemet e edukimit dhe arsimimithershëm të fëmijëve. Kujdesi cilësor në një moshë të re mund të ketë një ndikim thelbësor në sukseset e mëvonshme të fëmijëve. Fokusi kryesor i kujdesit për fëmijët në këto institucione është në zhvillimin e fëmijës, qoftë ai mendor, social ose psikologjik. [1]

Në shumicën e rasteve, për fëmijët kujdesen prindërit e tyre, kujdestarët ligjorë ose motrat dhe/apo të afërmit. Në disa raste, gjithashtu shihet se për fëmijët kujdesen fëmijët e tjerë. Kjo përkujdesje informale përfshin drejtimin verbal, ushtrime dhe trajnime të tjera të qarta në lidhje me sjelljen e fëmijës, dhe shpesh është po aq e thjeshtë sa edhe "mbajtja e vëmendjes" për motrat dhe vëllezërit më të vegjël. [2] Kujdesi ndaj fëmijëve nga fëmijët e moshave të ngjashme mbulon një sërë efektesh zhvillimore dhe psikologjike. [3] Një rol të kujdesit ndaj fëmijëve të kësaj periudhe mund ta marrë edhe familja e zgjeruar e fëmijës. Një formë tjetër e kujdesit për fëmijë i cili është në fazën e rritjes dhe zhvillimit krahas me përkujdesjen familjare është ajo e kujdesit për fëmijë në qendër profesionale. Në vend të kujdesit familjar, këto përgjegjësi mund t'u jepen kujdestarëve të paguar, jetimoreve ose shtëpive kujdestare me qëllim të sigurimit të kujdesit, strehimit dhe shkollimit. [4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Caring for Our Children: National Health and Safety Performance Standards: Guidelines for Early Care and Education Programs (në anglisht). Elk Grove Village: American Academy of Pediatrics. 2011. f. 79.
  2. ^ [Weisner, Thomas S., et al. “My Brother's Keeper: Child and Sibling Caretaking [and Comments and Reply].” Current Anthropology, vol. 18, no. 2, 1977, pp. 169–190., doi:10.1086/201883.]
  3. ^ National Health and Safety Performance Standards: Guidelines for Early Care and Education Programs (në anglisht). Elk Grove Village: American Academy of Pediatrics. 2011. f. 79.
  4. ^ ChildForum Childcare Information http://www.childforum.com/options-a-differences-between-ece-programmes/73-private-childcare-arrangements-making-your-own-and-what-is-involved.html