Jump to content

Kopshti i fëmijëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kopsht fëmijësh)
Ndërtesa e kopshtit të parë të fëmijëve themeluar nga Friedrich Fröbel në Bad-Blankenburg (Sot Muzeu Friedrich Fröbel)
Kopsht fëmijësh në Amsterdam - 1880, nga Max Liebermann

Kopshti i fëmijëve (kindergarten) [1] është një institucion edukativ e arsimor parashkollor ku aktiviteti profesional mbështetet në lojën, këndimin, dhe aktivitetet praktike të fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi shoqëror si pjesë e lehtësimit të kalimit nga shtëpiashkollë.

Institucionet e para parashkollore fillimisht u krijuan në fund të shekullit XVIII në Bavari dhe Strasburg për t'u shërbyer fëmijëve, prindërit e të cilëve që të dy punonin jashtë shtëpisë. Kopshti i i parë i fëmijëve (Kindergarten) u themelua nga pedagogu gjerman Friedrich Fröbel, në vitin 1837 në Bad-Blankenburg të rajonit Schwarzburg-Rudolstadt, institucion ky të cilin më 28 qershor 1840, e quajti "Kopshti i Përgjithshëm Gjerman i Fëmijëve" (Allgemeinen deutschen Kindergarten) duke pasqyruar besimin e tij se fëmijët duhet të ushqehen dhe të rriten "si bimët në një kopsht". [2] Edhe në veprat e tij ai i krahasoi fëmijët me bimët ndërsa mësuesin me një kopshtar që i ndihmon ato të rriten dhe të lulëzojnë - pra "kopshti i fëmijëve". [3] Në kohën kur fëmijët konsideroheshin "njerëz të vegjël" kjo qasje e tij konsiderohet shumë përparimtare prandaj edhe ndikoi globalisht në arsimin e moshës parashkollore. Sot, termi përdoret në shumë vende për të përshkruar një larmi institucionesh arsimore dhe hapësira të të nxënit për fëmijë që fillojnë nga mosha një deri në shtatë vjeç, bazuar në një larmi metodash mësimore. [4] [5]

  1. ^ The term was coined in the metaphorical sense of "place where children can grow in a natural way", not in the literal sense of having a "garden".
  2. ^ Kinder bilden Sprache - Sprache bildet Kinder, p. 24 (gjermanisht)
  3. ^ Passe, Angele Sancho. Kindergarten in the Twenty-first Century (PDF) (në anglisht). St. Paul, MN: Redleaf Press. fq. 42. Marrë më 2017-10-23.
  4. ^ Puckett, Margaret B.; Diffily, Deborah (2004). Teaching Young Children: An Introduction to the Early Childhood Profession (në anglisht) (bot. 2nd). Clifton Park, NY: Delmar Learning. fq. 45–46.
  5. ^ Kinder bilden Sprache - Sprache bildet Kinder, p. 24 (in German)
  • Cryan, J. R.; Sheehan, R.; Wiechel, J.; Bandy-Hedden, I. G. (1992). "Success outcomes of full-day kindergarten: More positive behavior and increased achievement in the years after". Early Childhood Research Quarterly (në anglisht). 7 (2): 187–203. doi:10.1016/0885-2006(92)90004-i.
  • Elicker, J.; Mathur, S. (1997). "Comprehensive evaluation of a full-day kindergarten". Early Childhood Research Quarterly (në anglisht). 12 (4): 459–480. doi:10.1016/S0885-2006(97)90022-3.
  • Fusaro, J. A. (1997). "The effect of full-day kindergarten on student achievement: A meta-analysis". Child Study Journal (në anglisht). 27 (4): 269–277. Marrë më 30 shtator 2013.
  • Gullo, D. F. (1990). "The changing family context: Implications for the development of all-day kindergarten." Young Children, 45(4), 35–39. EJ 409 110.
  • Housden, T., & Kam, R. (1992). "Full-day kindergarten: A summary of the research." Carmichael, CA: San Juan Unified School District. ED 345 868.
  • Karweit, N. (1992). "The kindergarten experience." Educational Leadership, 49(6), 82–86. EJ 441 182.
  • Koopmans, M. (1991). "A study of longitudal effects of all-day kindergarten attendance on achievement." Newark, NJ: Newark Board of Education. ED 336 494..
  • Morrow, L. M., Strickland, D. S., & Woo, D. G.(1998). "Literacy instruction in half- and whole-day kindergarten." Newark, DE: International Reading Association. ED 436 756.
  • Olsen, D., & Zigler, E.(1989). "An assessment of the all-day kindergarten movement." Early Childhood Research Quarterly, 4(2), 167–186. EJ 394 085.
  • Puleo, V. T.(1988). "A review and critique of research on full-day kindergarten." Elementary School Journal, 88(4), 427–439. EJ 367 934.
  • Towers, J. M. (1991). "Attitudes toward the all-day, everyday kindergarten." Children Today, 20(1), 25–28. EJ 431 720.
  • West, J., Denton, K., & Germino-Hausken, E.(2000). "America's Kindergartners[lidhje e vdekur]" Washington, DC: National Center for Educational Statistics
  • McGill-Franzen, A. (2006). "Kindergarten literacy: Matching assessment and instruction in kindergarten." New York: Scholastic.
  • WestEd (2005). "Full-Day Kindergarten: Expanding Learning Opportunities." San Francisco: WestEd.
  • Schoenberg, Nara (4 shtator 2010). "Kindergarten: It's the new first grade". Chicago Tribune (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2011. Marrë më 26 qershor 2012.