Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve
Shkurtesa | PISA |
---|---|
Formuar më | 1997 |
Qëllimi | Krahasimi i arritjeve arsimore në botë |
Selia | OECD Headquarters |
Rajoni i shërbimit | Botë |
Anëtarësia | 59 departamente arsimore qeveritare |
Drejtues i fëmijërisë së hershme dhe seksioneve shkollore | Michael Davidson |
Organi | PISA Organi qeverisës (Chair – Lorna Bertrand, England) |
Organizata amë | OECD |
Faqja në internet | PISA |
Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (Programme for International Student Assessment - PISA) është një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror i cili bëhet nga ana e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) në vendet anëtare dhe jo-anëtare të kombeve për nxënësit 15 vjeçar e ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë, dhe lexim. Për herë të parë ky lloj hulumtimi është kryer në vitin 2000 dhe pastaj është përsëritur çdo tre vjet. Kjo është bërë me qëllim të përmirësimit të politikave arsimore.[1]
Versioni i testit të vitit 2012 përfshinte 34 vende të OECD-së dhe 31 vende partnere, me një total prej 510,000 të nxënësve pjesëmarrës.[2] Versioni i testimit për vitin 2015 është publikuar më 06 dhjetor 2016.[3]
Hulumtime të ngjashme me hulumtimet PISA janë edhe Trendet Ndërkombëtare në Fushën e Matematikës dhe të Shkencës (TIMSS) si dhe Progres in International Reading Literacy Study (PIRLS) organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore, etj.
Korniza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]PISA qëndron në një traditë të pasur të hulumtimeve ndërkombëtare të shkollës të bëra që nga fundi i viteve 1950 nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve në Arsim (IEA). Shumë metodologji të PISA-së bëhen sipas shembullit të Trendeve Ndërkombëtare në Fushën e Matematikës dhe Studimeve të Shkencës (TIMSS, të nisura në vitin 1995), e cila ishte e nën ndikimin e Vlerësimit Kombëtar të Progresit Arsimor (NAEP) nga SHBA. Komponenti i leximit si një pjesë përbërëse e vlerësimit PISA është frymëzuar nga Progres in International Reading Literacy Study (PIRLS) të IEA .
PISA ka për qëllim testimin e arsimimit në tri fusha të kompetencës e që janë: lexim, matematikë dhe shkenca, me një shkallë 1000 pikëshe.[4]
Zbatimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]PISA është e sponsorizuar, udhëhiqet dhe koordinohet nga OECD.
Metoda e testimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mostra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nxënësit të cilët testohen nga PISA janë ata të cilët, në fillim të periudhës së vlerësimit kanë mbushur moshën mes 15 vjet e 3 muaj dhe 16 vjet e 2 muaj. Viti shkollor i nxënësve nuk mirret në konsideratë. Testohen vetëm nxënësit në shkolla e jo edhe ata të cilët janë në shkollim shtëpiak.
Për të përmbushur kërkesat e OECD-së, çdo vend duhet të nxjerrë një mostër prej të paktën 5,000 nxënësish. Në vende të vogla si Islanda dhe Luksemburgu, ku ka më pak se 5,000 nxënës në vit, atëherë testohet një grupmoshë e caktuar. Disa vende përdorin grupe shumë më të mëdha se mostrat e nevojshme për të lejuar krahasimet në mes të rajoneve.
Testi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çdo nxënës merr dorëshkrimin e testit dhe një kohë prej dy orësh për testim. Një pjesë e testit është me zgjedhje të shumëfishta dhe një pjesë tjetër përfshinë përgjigjet e hapura me shkrim. Ka gjashtë orë e gjysmë për vlerësimin e materialit, por çdo nxënës nuk testohet në të gjitha pjesët. Pas testit njohës, nxënësit kalojnë gati një orë kohë duke iu përgjigjur një pyetësori mbi sfond duke përfshirë shprehitë e të mësuarit, motivimin dhe familjen. Drejtorët e shkollave plotësojnë një pyetësor për përshkrimin e demografisë së shkollës, financimin, etj. Në vitin 2012, pjesëmarrësit ishin, për herë të parë në historinë e testimit dhe të vlerësimit në një shkallë të madhe, duke ofruar një lloj të ri të problemit, d.m.th. probleme interaktive (komplekse) që kërkojnë eksplorim të një pajisje të re virtuale.[5][6]
Shtetet dhe vendet janë të lejuara të bëjnë kombinimin e testeve PISA me testet plotësuese kombëtare.
Vitet e mëparshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha | Fokus | Në vendet e OECD - | Vendet partnere | Pjesëmarrëse të nxënësve | Shënime |
---|---|---|---|---|---|
2000 | Leximi | 28 | 4 + 11 | 265,000 | Holanda është përjashtuar nga analiza e të dhënave. 11 vendet jo-antare të OECD, morrën testin në vitin 2002. |
2003 | Matematikë | 30 | 11 | 275,000 | Britania është përjashtuar nga analiza e të dhënave. Përfshirë edhe testin për zgjidhjen e problemeve. |
2006 | Shkenca | 30 | 27 | 400,000 | Rezultatet për pikët e "Leximit" nga Shtetet e Bashkuara janë përjashtuar nga analizat për shkak të gabimeve në materialin testues.[7] |
2009[8] | Leximi | 34 | 41 + 10 | 470,000 | 10 vendet jo-antare të OECD, morën testin në vitin 2010.[9][10] |
2012[2] | Matematikë | 34 | 31 | 510,000 |
PISA 2012
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në testimin Pisa 2012 përqindja e nxënësve të cilët kishin deklaruar se ishin të lumtur në shkollë ishte më e lartë në Shqipëri, Indonezi dhe Peru ndërsa më e vogël në vendet si Republika Çeke, Korea dhe Sllovakia.[11]
PISA 2015
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- PISA 2015 - Rezultatet në fokus (pdf)
- Rezultatet e përgjithshme të testimit PISA 2015 (Harta)
- Shqipëria në PISA 2015
- Kosova në PISA 2015
- Mali i Zi në PISA 2015
- Maqedonia në PISA 2015
Për lexim të mëtejshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faqet zyrtare të internetit dhe raportet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- OECD/PISA website
- OECD (1999): Measuring Student Knowledge and Skills. A New Framework for Assessment. Paris: OECD, ISBN 92-64-17053-7 [1]
- OECD (2014): PISA 2012 results: Creative problem solving: Students’ skills in tackling real-life problems (Volume V) [2]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- PISA
- OECD's Education GPS: Interactive data from PISA 2015
- Interactive world map of PISA results
- Interactive Visualization of 2012 PISA Math Results by Country Profiles Arkivuar 20 prill 2017 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Berger, Kathleen (2014-03-03). Invitation to The Life Span (bot. second). worth. ISBN 978-1-4641-7205-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b PISA 2012 Results in Focus
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Launch of PISA 2015 Results". OECD PISA. Marrë më 2016-08-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hefling, Kimberly. "Asian nations dominate international test". Yahoo!.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Keeley B. PISA, we have a problem… Arkivuar 17 qershor 2021 tek Wayback Machine OECD Insights, April 2014.
- ^ Poddiakov A.N. Complex Problem Solving at PISA 2012 and PISA 2015: Interaction with Complex Reality.
- ^ Highlights From PISA 2006: Performance of U.S. 15-Year-Old Students in Science and Mathematics Literacy in an International Context,
PISA 2006 reading literacy results are not reported for the United States because of an error in printing the test booklets. Furthermore, as a result of the printing error, the mean performance in mathematics and science may be misestimated by approximately 1 score point. The impact is below one standard error.
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ PISA 2009 Results: Executive Summary
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ACER releases results of PISA 2009+ participant economies
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ PISA 2009 Plus Results, 2011
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://www.oecd.org/pisa/pisaproducts/pisainfocus/PIF-50-(eng)-FINAL.pdf