Artan Hoxha (jurist)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Artan Hoxha
Datëlindja: 1960
Vendlindja: Tiranë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Jurist
Edukimi: Fakultetiti i Drejtësisë
Universiteti i Tiranës
Vendi i punës: Fakultetiti i Drejtësisë
Universiteti i Tiranës


Prof. Dr. Artan Hoxha (lindur në 1960Tiranë) është një jurist shqiptar dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës qysh më 3 qershor 2016[1].

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Dr. Artan Hoxha është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983. Gjatë periudhës 1994-1995 ka kryer studimet pasuniversitare për Konventat e Këshillit të Evropës në fushën penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universitetin e Leidenit, Hollandë. Në vitin 2005 ka marrë diplomën Master në Shkenca Juridike dhe në vitin 2009 Gradën “Doktor” në të Drejtën Penale. Në vitin 2010 ka marrë titullin “ Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2015 titullin “ Profesor”.[2]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Dr. Hoxha ka filluar karrierën e tij profesionale si Prokuror Sektori në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë dhe më pas është emëruar Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë periudhës 1992 - 1994, ka shërbyer si Specialist në Drejtorinë e Kodifikimit, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në periudhën 1997 - 1999 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Kodifikimit në këtë Ministri. Në periudhën 1999 - 2008 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Prej vitit 1998 është Pedagog i lëndës “E drejta procedurale penale” në Fakultetin e Drejtësisë dhe nga viti 1997 është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.[2] Është autor i një sërë monografish dhe artikujsh si dhe bashkëautor i Komentarit për Procedurën Penale të Shqipërisë. Ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Kodit të Procedurës Penale (1992 - 1994), anëtar i Komisionit të Reformave Ligjore dhe Institucionale të ngritur pranë Ministrisë së Drejtësisë (2004 - 2006) , Kryetar i Komisionit për Ndihmë Legjislative të Konferencës Gjyqësore Kombëtare (2001 - 2008), Anëtar i Komitetit të Ekspertëve për Operimin e Konventave Evropiane në Fushën Penale (1997 - 2003). Nga viti 2004 ai është Ekspert i Këshillit të Evropës në fushën penale dhe pushtetin gjyqësor për trajnime brenda dhe jashtë vendit.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]