Jump to content

Artan Mullaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artan Mullaj është shkrimtar, piktor dhe publicist shqiptar.

Ka lindur në qytetin e Korçës.

Në vitin 1991 përfundoi studimet në Universitetin e Tiranë, ku u dipllomua si inxhinier elektrik për energjetikën.

Është njëri nga studentët aktive të lëvizjes se Dhjetorit në Shqipëri që solli rrënien e komunizmit.

Në vitin1992 emigroi në Itali e më pas në Greqi, ku konkuroi dhe fitoi të drejtën e studimeve në institutin “KARAPIPERIOS” të artit bizantin figurativ, në degën e ikonografisë.

Në vitin 1996 u diplomua si piktor ikonograf dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni atje. Ka realizuar në vazhdim piktura murale në 17 kisha të reja ortodokse në qytete të ndryshme të Greqisë, midis të cilave, objekte të rëndësishme si katedralen e qytetit të Katerinës dhe Selanikut.

Në të njëjtën kohë ka ndjekur seminare gazetarie dhe është angazhuar me shkrime të ndryshme analitike në media të ndryshme.

Ne vitin 2011 u zgjodh anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, deri ne vitin 2015.

Nga viti 2013 e ne vazhdim eshte drejtor i BOTEM (shtepia publike e botimit te teksteve mesimore).

Aktualisht është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Botime:

Në vitin 1997 u publikua romani i tij i parë “PA TY[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]”, i cili u mirëprit nga publiku shqiptar, ishte në krye të shitjeve për disa muaj në Tiranë, ku edhe u ribotua.

Në vitin 2000 botoi romanin e dyte, “FUNDI I BOTES[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]”.

Po në vitin 2000 përkthehet në greqisht dhe botohet në Selanik romani i tij i parë “PA TY”, ne titullin: "To keno tis apousias SOU"

që u prit mirë e bëri jehonë gjithashtu në Greqi.

Ne vitin 2010 u botua nga TOENA, romani "VARRI I PAGËZIMIT[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]" .

Botime te fundit te Artan Mullaj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Dashuri ne Kosove" -roman, 2 botime. (Botimi i pare 2014)
  • "Enigma e dhimbjes" -roman, variant i permiresuar i romanit "Varri i pagezimit", 3 botime(Botimi i pare 2015)
  • "Thenie te ndryshme-poezi, piktura, pasazhe te Artan Mullaj)"
  • "Katalog arti"-katalog me pikturat e Artan Mullaj
  • "Cmimi i pafajesise" roman (2016)

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]