Jump to content

Artan Shkreli

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artan Shkreli
Skeda:Artan Shkreli.jpg
U lind në8 mars
Vdiqjeton
Kombësiashqiptar
Profesioniarkitekt

Artan Shkreli lindi në Tiranë8 mars të vitit 1964, është arkitekt shqiptar.

- 1982 mbaron formimin e mesem prane Politeknikumit "7 Nentori", Tirane.

- 1986 perfundon studimet ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.

- 1991 specializohet në Itali si "Progettista assistito da CAD" dhe punësohet arkitekt pranë studio.

- 1995-1996 specializim permes "scuola progetto" ne sektorin e restaurimit arkitekturor prane "Cuppini e Associati" në Bolonjë të Italisë

- 2003 krijon OJF-në "Fondi Shqiptar për Monumentet" (Albanian Fund for Monuments) me qellim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit.

- 2004 me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, merr pjesë në Washington ne programin me temë "Cultural Heritage Preservation".

- 2011 kryen kursin pasuniversitar per "Energy Efficiency" ne banesa, organizuar ne Oher te Maqedonise nga "Eko Zentrum" gjerman.

- 1987 pranë ISP1 (grup pune udhëhequr nga F. Luarasi) per projektimin e godinës së Postës Qendrore të Shqipërisë .

- 1988 prane Zyrës Urbanistike të Projektimit ne Komitetin Ekzekutiv të Pukës si arkitekt dhe urbanist.

- 1993 përgjegjës për programet ndërkombëtare pranë "Ricerca & Progetto" në Bolonjë, orientuar ne problematikat e bioarkitektures.

- 1996 krijon në Tirane "SFERASTUDIO"-n, strukture private ne fushen e projektimit arkitektonik e urbanistik e mjedisor.

- 1998 drejtor i përgjithshëm i Institutit të Monumenteve të Kulturës (nga korriku i ketij viti në tetor të v. 2002).

- 1999 anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të ICOMOS-it (International Council on Monuments and Sites).

- 2001-2011 anetar i KRRT-se pranë Bashkise Tirane.

- 2003 këshilltar për Urbanistiken dhe Trashegiminë pranë kryeministrit Fatos Nano.

- 2008 kryetar i Shoqates se Arkitekteve te Shqipërise (SHASH).

- 2010 zgjidhet anëtar i Këshillit Propozues të "Dignatio Club".

- 2013 keshilltarit per territorin prane kryeministrit Edi Rama.

- 2017 zvendesminister ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise.

- 2019 Antar i Komisionit të Përhershëm të Artit dhe Trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave.

- 2021 drejtor i pergjithshem i Institutit te Ndertimit.

Aktualisht pedagog i jashtem i lendes se "Historise se Arkitektures Boterore Bashkekohore" dhe "Historise se Arkitektures Shqiptare".

1998 - rinxjer revistën "Monumentet", organ i IMK-se, e nderprere qe nga viti 1991.

2000 - publikon librin "Albanian Heritage in danger" (bashkautor Fatos Lubonja), botuar ne Gjeneve nga Keshilli i Europes.

2012 - me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë realizon ne Parlamentin Europian (Bruksel) ekspoziten "Euro-Albanian Contacts" (mbi hartografine historike te Shqiperise); si dhe ekspoziten "Flamuj Shqiptarë - itinerar historik 1912-2012" në Prishtinë, Gjakove e Vlorë.

2017 - libri studimor "Imago Albaniae - fytyra hartografike e vendit ne shekuj" (ne botim e siper).

Autor i mbi 200 projekteve arkitekturore, restauruese, dizajni, mjedisore e urbanistike në Shqipëri e Itali.

Autor artikujsh me natyre teknike e sociale ne periodiket kryesore te vendit dhe revistat "Ndertuesi" e "Monumentet".