Jump to content

Arrtemije Rradosavleviqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Artemije Radosavljeviç)
Artemije

Arrtemije Rradosavleviq (serbisht: Артемије Радосављевић Artemije Radosavljević, l. 15 Janar 1935 me emrin Marko Radosavljević në Leliq, Jugosllavi, v. 21 Nëntor 2020 në Valjevë, Serbi) ishte peshkopi serb i Eparkisë se Rashkës dhe Prizrenit, pra i Kosovës.

Artemije Rradosavleviq është bërë i njohur për tërheqjen e nënshrimit të patriarku serb Pavle nga Memorandumi për mirëkuptim të ndërsjelltë dhe për rindërtimin e monumenteve kishtare serbe. Si duket Artemije ka ra në kundërshtim me të parin e kishës serbe i cili e lëpiu pështymen e vetë. Për të kryer këtë veprim i pari i kishës serbe, Arrtemije propagandonte që:

- Memorandumi nuk duhej të nënshkruhej pa miratim e tij ;

- Realizimi i tij në këtë formë është kundër interesave të serbëve dhe të kishës së tyre, sepse nuk mund t’i rindërtojnë kishat ata që i kanë sdhkatërruar, pra shqiptarët dhe institucionet e tyre.

Si do që jetë peshkopit ju deshtë që të i nënshtrohet realitetit dhe ta pranojë këshilln e të parit të Kishës Ortodokse Serbe Pavlit, kësillë e ndikuar nga Amfilohije Rradoviq pretenduesin e karrikës.