Arti pamor
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Arti pamor (arti plastik, arti hapësinor, arti figurativ) është art, i cili si formë të komunikimit përdor gjuhën pamore. Ai është pjesë e përgjithshme e botës së artit, të cilës i përkasin edhe : letërsia, muzika, loja (vallja), aktrimi, filmi, e të tjera. Arti pamor dallohet nga artet tjera, sepse atë e përjetojmë, para së gjithash, vizualisht-duke e shikuar.
Gjuha e artit pamor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përderisa letërsia shprehet përmes fjalës, muzika përmes tingullit, loja (vallja) përmes lëvizjes, arti pamor shprehët përmes formave : vijës, ngjyrës dhe vëllimit. Forma- pamje apo figurë, krijon edhe emrin e këtij arti. Ky art mund të quhet edhe ndryshe- arti plastik (shpreh prekshmërinë e këtij arti), e quajnë edhe art sipërfaqësor (përmes së cilës theksohet se arti pamor paraqitet në hapësirë, për dallim nga muzika e cila shprehet në kohë). Andaj, të shikosh në aspektin pamor, don të thotë njësoj sikur në letërsi të lexosh. Qëllimi i kulturës pamore qëndron në atë se drejton në leximin e pamjes, figurës apo objektit.
Format pamore kanë kuptimin e vet, i cili mund të kuptohet me njohjen e gjuhës pamore. Strukturën e gjuhës pamore nuk e bëjnë shkronjat, fjalët, si tek gjuhët konvencionale, por elementet pamore : pika, vija, rrafshi, sipërfaqja, vëllimi, hapësira dhe kompozicioni. Kompozicioni ka edhe elementet e veta, sipas të cilave elementet pamore renditen dhe krijojnë tërësinë. Artet pamore sipas mjeteve shprehëse ndahen në : vizatim, grafikë dhe pikturë, këto janë ngushtë të lidhura me rrafshin dhe skulpturën, arkitekturën dhe urbanizmin (të cilat paraqiten në hapësirë).
Gjuha pamore mund të dallohet, pjesërisht, racionalisht (mendimi) dhe pjesërisht me intuitën figurative. Ne mund të flasim vetëm për veprën objektive dhe formale-racionale, kurse pjesa e dytë-irracionalja dhe subjektiviteti i takojnë botës së individit.
Teknikat e artit pamor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vizatimi,
- grafika,
- piktura,
- skulptura,
- arkitektura dhe
- urbanizmi.