Jump to content

Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar Film Dokumentar kushtuar arvanitëve-arbërorë të Greqisë. Autor i këtij filmi është Lirio Nushi, kurse skenari është bashkëpunim midis zt. Meriman Brahaj dhe Lirio Nushit. Ky film u realizua me porosi dhe sponsorizim të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Departamenti i Çështjeve Jorezidente (DÇJ).

Përmbajtja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai i kushtohet 900 fshatrave arvanite-arbërore arvanitfolëse të Greqisë, Heronjve arvanitë-arbërorë të Revolucionit të vitit 1821 në Greqi të cilët ishin të gjithë arvanitë-arbërorë : Karaiskakit, Bubulinës, Marko Bocarit, Kollokotronit-Bithëgurit, Mjaulit, Papaflesës etj.

Duhet të më pyesësh cili prej tyre s'ishte arvanitë thotë Arvaniti Vangjel Ljapi nga Elefsina e Greqisë dekoruar me medaljen e artë "Naim Frashëri" në dokumentar, dhe përgjigjia ime është kjo : - s'kam të të thom asnjë !

Këngët e vjetra arvanite-arbërore që burojnë nga thelësitë e shekujve, Vallet karakteristike arvanite-vallja çame, Veshjet karakteristike të arvanitëve-Fustanella, Ritet dhe Vajet, Këngët e trimave dhe të luftës si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitëfolëse-arbërore në Greqi përshkruajnë një epope të tërë-Epopenë e një populli të harruar-të lënë në harresë për shekuj me rradhë.

Filmi i kushtohet historisë, kulturës dhe folklorit të tyre. Ai përshkohet nga personazhe të ndryshëm të cilët nxjerrin në pah me fjalët e tyre ekzistencën dhe problematikën e arvanitëve-arbërorë të sotëm të Greqisë dhe Çamëve. Këngët e tyre të vjetra që burojnë të paktën para shtatëqintë viteve, të ruajtura prej tyre me fanatizëm janë një fakt i gjallë historik, janë vetë ekzistenca e tyre, dhe na japin një emocion të gjallë të këtij folklori të pasur duke na treguar se arti burimor, folklori lujanë një rol të madh në vazhdimësinë dhe ekzistencën e një populli duke i dhënë atij vlerat dhe forcën e një identiteti të gjallë të një kombi, prandaj dhe lind nevoja për një përkujdesje më të madhe për ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore, por natyrisht me një përkujdesje nga institucionet përkatëse shtetërore. E veçanta në to është besimi i tyre i fetar i cili në të gjitha këngët i përket kultit kristjan ortodoks, fakt i cili ekziston edhe tek arbëreshët e Italisë dhe na bënë shpesh herë të pyesim veten pse sot shqiptarët kanë tre dhe jo një besim fetar sikurse shumica e popujve të botës. Jo se nuk dihet përgjigjia për këtë por është një problematikë që duhet të bëhet e njohur në një masë më të gjerë popullore dhe që na ndihmon të kuptojmë devijimet tona historike.

Personazhe aspak të rastësishëm por të dekoruar me medalje ndërkombëtare dhe medalje të arta sikurse urdhri “Naim Frashëri i Artë” janë pjesë e këtij filmi dokumentar.

Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme të udhëtosh në të gjithë Greqinë për të mbledhur këto këngë të vjetra e të bisedosh me njerëzit atje. Gjatë gjithë kohës ka ekzistuar një frikë pasi mund të keqkuptoheshe shumë lehtë po të thoshe –JAM NGA SHQIPËRIA. Madje në një fshat ku flitet gjuha arvanite (Vilja), më thyen xhamat e makinës dhe desh më thyen kameran. Ishte një festë kushtuar artistes së madhe me origjinë Arvanite Eli Labeti të cilën unë nuk munda ta ndjek dot nga afër. Njoftova shoqatën e arvanitëve të Greqisë dhe më këshilluan të largohesha sa më shpejt pasi mund të krijohej ndonjë situatë më e keqe, ambasadën shqiptare as që e morra mundimin ta njoftoj, është njësoj sikur nuk ekziston fare. Më dukej vetja si një ilegal i shekullit të fundit dhë sinqerisht më është dashur të punoj me një konspiracion qesharak, ndërkohë që në Italinë fqinje ishte kaq bukur dhe jam ndjerë kaq shumë i mirëpritur. Krejt e kundërta e Greqisë. Në Itali të gjitha katundet arbëreshe janë të njohura nga shteti atje dhe janë të ligjëruara si dygjuhëshe. Në tabelat e tyre janë mbishkrimet shqip dhe italisht duke e pranaur zyrtarisht ekzistencën e tyre. Në Greqi kjo ndoshta s’ka për të ndodhur kurrë. Për një fakt shumë të thjeshtë. - Janë kaq të shumtë arvanitët në numër si popullatë në Greqi dhe nëse Greqia do ta pohonte zyrtrisht këtë fakt do të kishte një krizë të mirëfilltë të identitetit të saj kombëtar. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që “Çështja e Arvanitëve” ka mbetur gjithmonë në heshtje. Madje ka një marrëveshje me arvanitët në Greqi të cilët kanë firmosur se Greqia do të ketë vetëm një gjuhë kombëtare- vetëm Gjuhën Greke, duke e përjashtuar përfundimisht nga gjuha zyrtare gjuhën arvanite.

Ekzistenca e afërsisht 900 fshatrave arvanitëfolës në Greqi na çudisin pse deri tani nuk është folur asnjëherë për ekzistencën e këtij populli të padukshëm, duke i lënë kështu për shekuj me rradhë në harresë, në një hije të fshehur gjë të cilët arvanitët-arbërorë të Greqisë nuk e meritojnë aspak. Kur mendon se sa lavdishëm luftuan ata në Revolucionin Grek të 1821-shit duke i falur Greqisë heronjtë e sotëm të saj kombëtarë të cilët ishin të gjithë pa përjashtim me origjinë arbërore.

Ma thonë, emri im është Vangjel Ljapi – thotë një personazh i filmit (94 vjeçar, Arbërorë nga Elefsina e Greqisë, dekoruar nga presidenti i Shqipërisë me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. E di çdo më thënë mbiemri im? - më pyeti, jo thashë, se kuptova,- Labi ore Labi më thotë. Jam nga rrënja e arvanitavet. Nga ata që muarën pushkën në dorë dhe i dhanë lirinë Greqisë, se ishim këtu edhe katërqintë vitra poshtë nën këmbën e turkut. Ata kolonolelët, të gjithë kolonelët, s’dinin të flisnin gjuhën greke o Lirio, ishin kolonelë. Karaiskaqi, Bubulina – grua me anije, Papaflesa, Kollokotroni (Bithëguri), etj. Duhet të më pyesësh cili s’ishte arvanit. E, unë s’kam të të thomë asnjë! Duam krye more, duam keshem. Keshemi është ai dashi që ecën rëpara vetëm, pastaj vjen qeni, e pastaj kopeja. E ne nuk kemi më krye.!

Jorgo Miha arbërorë nga Kryekuqi thotë :

Fshati ynë thuhet Kriekuq, e kemi mbajtur emrin, shteti e ka ndërruar emrin e ka vënë Erithre, po ne i themi Kryekuq, dhe ata që banojnë atje i themi Kryekuqot. Kryekuqi është afër Athinës. Tuti vëndet këtu afër Athinës ishnë Arbërorë, vetëm arbërorë, me si të bardhë jemi të gjithë. Gjuha e vërtetë është Arbërore dhe gluha jonë është Arbërishtja. Fjala Arvanites është fjala greke siç na thonë grekët këtu.Gluha Arvanitika i thonë ata por nuk është e drejtë. Nani i pyet çë je ti e nuk thonë jam arbërorë por thonë jam arvanitas. Fshati im përpara nga lufta e dytë, tuti flisnin vetëm gjuhën arbërore, ku jeshe në shtëpi, në agora, në punë, nani është prishur ghuha edhe nuk flitet kaq shumë. Ishin ca prindrat tanë që nuk dijnë fare njatrë gjuhë. Më të rinjtë që flasin gjuhën janë dyzetë-dyzetë e pesë vjeçë dhe tuti pleqtë. Është bërë një propagandë shumë e keqe për gjuhën. Shteti këtu thojnë prindërve tanë mos flisni dhe mos mësoni gjuhën arbërishte pse pastaj djeltë nuk munden të nxënë gjuhën greqishte edhe gjuha greqishte është më e mirë. Keshë një mike këtu nga Vilja, një fshatë që është këtu afër, dhe i thoshë tatës ajo, nuk mund të flas me vëllain greqisht se më vjen turp. Thomopulos ka shkruar një libër në vitin 1912 thotë se gjuha arbërishte është gjuha e pellazgëve dhe këtu në para fletë shkruan se : ”Gurët folën edhe na thanë për gjuhën e pellazgëve. Të shkrimtat që janë sipër në gurë dhe shkrimti i pellazgëve gjetur në ishullin Limnos-Greqi, janë shkruar në një gjuhë që është greko-pellazge që është siç është e sotmja gjuha shqip.

Taso Karadi një shkrimtarë Arvanitë-Arbërorë nga Salamina e Greqisë thotë :

Arvanitët e Salaminës kanë ardhur nga Atika (Athina) në shekullin e 14-të, janë me prejardhje nga vendi i Shqipërisë. Tani janë dyzetë mijë veta, tre fshatra në Salaminë janë arvanite, fshati Kulluri që është edhe kryeqyteti i ishullit, Fshati Mulqi dhe fshati Ambelaqi. Si njerëz kanë karakteristikat e arvanitëve, janë njerëz me besë dhe kanë një veshje kombëtare siç thonë të gjithë shumë të bukur.

Kurse Jorgo Miha studiues arbërorë thotë :

Arvanitët në Greqi gjenden të vendosur aty ku janë zonat shumë pjellore, jo baltore dhe ATY KU JANË ZONAT E ANTIKITETIT GREK. VESHJA TRADICIONALE E BURRAVE-FUSTANELLA dhe VALLJA KOMBËTARE E GREKËVE SOT-VALLJA ÇAME I KARAKTERIZON ARVANITËT. Shumë të moshuar aravnitë në Greqi nuk dinë greqisht, flasim vetëm gjuhën arvanite-arbërore. Gjuha dhe kultura e arvanitëve, ekzistenca e këtij populli të harruar mund të mos humbasin vetëm me përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar. Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popull me një origjinë të përbashkët-Pellazgët e lashtë që janë shqiptarët e sotëm.