Asllan Curri
Asllan Curri (?-1925) ishte një anëtar i lëvizje kaçak në fillim të shekullit 20 në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore.[1]
Asllan Curri ishte nipi i Bajram Currit, një prijës i shquar kaçakë nga Malësia e Gjakovës, pjesë e fisit Krasniqi. Curri u dërgua nga Bajram Curri në Shkollën Normale të Elbasanit (sot Universiteti Aleksandër Xhuvani) së bashku me 50 studentë të tjerë kosovarë.[2] Ka qenë anëtar dhe aktivist kryesor i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës me seli në Shkodër. Ai do të shërbente si dora e djathtë e Bajram Currit.[3] Në fund të prillit 1925 kapet nga xhandarët e Ceno Kryeziut, kunati dhe njeriu i besuar i Ahmet Zogut, i cili nga ana e tij ishte armik i betuar i irredentistit kosovar dhe i Komitetit të Kosovës. Gjatë transferimit të tij në burg, njeriu i Kryeziut e ekzekutoi atë me pretekstin se kishte tentuar të arratisej, pasi ishte një praktikë e zakonshme për të. Kjo u vërtetua nga La Feeration Balkanique, botuar nga Federata Ballkanike e 30 prillit 1925.[1][4]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Hazir Mehmeti (2013-05-07), Hysni Curri, zëri që thërret prehjen në Atdhe [Hysni Curri, the voice that calls to repose in the homeland], AlbanianPress, arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017, marrë më 2014-02-09,
Nipi tjetër i Plakut të Maleve ishte Asllan Curri. Sipas gazetë La Feeration Balkanique" e datës 30 prill të vitit 1925, Ahmet Zogu e ka ndër mend të shfaros familjen Curri. Me ndihmën e hijes së tij të zezë Cena Beg Kryeziu, burgoset Asllan Curri dhe vritet bashkë me dy shokë në përcjellje prej Krumës për në Shkodër nga mercenarët e Zogut nën pretekstin "deshi me ik" si kamuflazhe e fshehjes së krimit.
- ^ Burhan Çiraku; Muin Çami (1982), Bajram Curri, trajtesa e dokumente, Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë), fq. 12, OCLC 21591761,
Në Normalen e Elba- sanit dërgon 50 të rinj ikosovarë, midis tyre edhe nipin e vet Asllan Currin...
- ^ Skënder Drini (1983). Bajram Curri. Shtëpia Botuese "8 Nëntori". fq. 354. OCLC 17917369.
Sillte një letër nga Asllan Curri, që ishte krahinar në Krasniqe.
- ^ Ivo Banac (1988). The National Question in Yugoslavia: Origins, History, Politics (në anglisht). Cornell University Press. fq. 305. ISBN 978-0801494932.
Azem Bejta and his main force of a thousand kacaks were betrayed to the Yugoslav gendarmes at the very end of disorders that marked the change in power. Bejta fell on July 15. On December 24, Zogu was back in power at the head of a Belgrade-sponsored regime. He quickly suppressed the Kosovo Committee, had Zija Dibra murdered "while attempting to escape", sent his troops to kill Bajram Curri, and scattered the other Kosovar leaders.