Asonanca
Pamja
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Asonanca (zanorësia) vjen nga latinishtja adsonare - bashkëtingellon, i përgjigjet një titulli.
Është rime jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore. Ndonëse më rrallë, asonanca mund të shfaqet edhe në zanore të përsëritura brenda vargut. Përdoret për të arritur pëlqim tingullor ose tingëllim te këndshëm.
Shembull :
- Sinan Malua cepever dhe
- Vrit e prit n'ata leven de.
- (Populli)
Shkronjat e pjerrëta përbëjnë asonancë, sepse zanoret janë te njëjta, ndërsa bashkëtingëlloret ndryshojnë.