Jump to content

Astrit Beci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Astrit Beci është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Astrit Beci, i lindur në Shkodër më 21 mars 1966, është zgjedhur deputet për Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Astrit Beci ka përfunduar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Tiranë dhe është specializuar për okulistikë në QSUT. Ai ka përfunduar edhe studimet master në shëndet publik. Ai ka shërbyer si Drejtor i Spitalit Rajonal Shkodër, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Shkodër dhe përgjegjës Drejtues i Repartit ORL-Okulistik në Spitalin Rajonal Shkodër. Astrit Beci është anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në Kuvendin e Shqipërisë.

Me propozim të Ministrit të Shëndetësisë dhe firmën e kryeministrit Edi Rama është emëruar në postin e drejtorit të ri të Insitutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, më 8 tetor 2013, Astrit Beci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili i ka uruar në profilin e tij në rrjetin social facebook punë të mbarë drejtorit të ri të ISKSH. Në këtë post Beci zëvendëson ish-drejtoren e këtij institucioni për tetë vite me radhë Elvana Hana, që dha dorëheqjen e parevokueshme disa ditë më parë.