Atlanta (mitologji)
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Atalanta (greqisht: Ἀταλάντη) - emri i dy vajzave mbretërore nga Beotia dhe Arkadia, të cilat i ngatërronin edhe shikrimtarët antikë.
E para prej tyrre ishte e bija e Skeneut, mbretit të Beotisë dhe gruas së tij Klimenes. Kur ka lindur e dërguan në pyll, sepse babai dëshironte të ketë vetëm djem. Në pyll e gjet arusha dhe e shpëtoi. E lenë në mëshirën vetvetes u rrit e u bë një bukuroshe dhe fitoi aso zhdërvjelltësie dhe fuqie sa që në vrapim ka mundur ta kapërcejë secilin mashkull. Kuptohet prandaj pse secili mashkull, që e shihte vuante për të. Por atë nuk e interesonin mashjkujt dhe i refuzonte të gjithë hamgjistarët. Poqese ndonjëri prej tyre ishte këmbëngulës, e ftonte që të bënte gara në vrapim me të dhe përherë fitonte ajo e kështu, sipas rregullave të caktuara më parë për gara e ruante lirinë. Vetëm Hipomeni i bukur të cilit i ka ndihmuar Afrodita hyjnesha e dashurisë fitoi garën. Kjo ia dha tri mollë të arta dhe e këshilloi që në çastin kur Atalanta e arrin ta gjuajë një mollë. Atalanta gjatë garave nuk ka mundur t'i përballojë tunimit e mos t'i çojë prej toke mollët e arta aq të bukura dhe kështu ngecte dhe në cak arriti pas Hipomenit. Ngadhënjimi i Hipomenit nuk e pikëlloi, për arsye se djaloshi i pëlqente. Megjithatë, nuk u martua me të. Shkoi me të në Onhest dhe kur në pritje të martesës në tempullin e vjetër të pyllit ia shpreh doshurinë, Zeusi, zoti suprem (ose hyjnesha Artemida) e shndërroi së bashku me Hipomenin për shkak të profanizimit të vendbanimit të zotërave në kafshë të pyjeve.
Atalanta tjetër ishte e bija e Jaziut, mbretit të Arkadisë dhe pas fatit të ngjashëm çfarë e ka pasur edhe emnakja e saj beotase, u bë gjahtare e famshme. Ka marrë pjesë në gjahun e rrezikshëm të derrit të egër të Kalidonit, në të cilin Melagari, i biri i mbretit të Kalidonisë, i ftoi të gjithë kreshnikët e famshëm të asaj kohe. Atalantës i shkoi për dore që t'ua kalojë të gjithë mashkujve duke e qëlluar bishën e madhe e para me shigjetë. Meleagari, i cili pastaj e mbyti derrin e egër ia dhuroi lëkurën. Pasi që edhe pjesëmarrësit e tjerë të gjahut dëshironin ta (kishin lëkurën, filloi grindja e cila shkaktoi gjakderdhje. Atalanta u martua me trimin Melanion dhe me të e ka pasur djalin Partenop, i cili mori pjesë në luftë „të shtatët kundër Tebës" dhe u vra në betejë.
Në mitin për Atalantën në fillim kemi të bëjmë me dy persona me të njëjtin emër për të cilët u theksua më lartë. Me të dy Atalantat janë të lidhura ngjarje të ndryshme, veçmas beteja me Peleun, mbretin e Ftisë dhe pjesëmarrja në ekspeditën e argonautëve. Këto motive dhe mite gradualisht janë përmbledhur dhe më vonë tërësisht janë shkrirë. I pari që i ka identifikuar në mesin e shek. VI para e.s. ka qenë, siç duket, poeti Apollodor. Disa elemente të mitit mbi Atalanten (Gjahu në derrin e e gër të Kalidonisë) i gjejmë te Homeri. Kujtimi më i lashtë mbi garat e Atalantes me krushqar i gjejmë në këngën e shek. VII para e.s. që i mvishet Hesiodit. Sipas burimeve antike dramën Atalanta e shkroi Eskili, por kinëse edhe Sofokliu. Prej poetëve romakë dramë me të njëjtin titull e shkroi Pacuvius (Pakuvi), në shek. II para e.s. Tregimi për Atalantën jeton në ndërdijen e njeriut të kohës sone sidomos sipas verzionit të Metamorfozave të Ovidit. Atalantën e kanë pikturuar shpesherë edhe artistët. Nga antika dimë për disa piktura në vaza ku është paraqitur ajo në Gjahun në derrin e egër të Kalidonisë. Pjesa më e madhe rjedh prej shek. VI-V para e.s., kurse në njërën prej tyre, që sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit, në regjistrin e pjesëmarrësve sillet edhe emri i saj. Të të njëjtës kohë janë dhjetë piktura në vaza ku paraqitet Beteja e Atalantës dhe Peleut. Në njerën me siguri e shek. V para e.s. paraqitet në Ekspeditën e argonautëve (sot në Museo di Spina në Ferrara-Muzeo di Spina në Ferara). Prej truporeve të famshme është kopja romake e orgjinalit helenistik, me siguri e shek. III para e.s. Atalanta bën gara me Hipomenin (që sot gjendet në Luvër të Parisit). Prej pikturave të kohës më të re kujdes të veçantë meriton Gara e Atalantës me Hipomenin e Guido Renit, sigurisht e vitit 1630 (sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Napolit), pastaj Meleagari dhe Atalanta sigurisht e vitit 1630-1635 e Pierr Paul Rubensit (gjendet në Pinakotekën e Mynihut) dhe Meteagari dhe Atalanta në Gjah e Charles Lebrunit (Sharl Lebryni) rreth vitit 1680 (sot gjendet në Luvër të Parisit).
Prej trajtimeve të shumta të mitit, veçmas në kohën e barokut, po e përmendim të paktën operën Atalanta e G .F. Handelit (G. f. Hendël), e vitit 1736.