Aurora Borealis
Aurora Borealis
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dritat e shndritshme të aurorës në të vërtetë janë goditjet midis grimcave të cilat janë të ngarkuara elektrikisht nga dielli qe hynë në atmosferën e tokës. Dritat shihen mbi polet magnetike te hemisferës veriore dhe jugore. Ato njihen si “Aurora borealis” në very dhe “Aurora australiane” ne jug[1].
- Aurora borealis gjithmonë ka fascinuar njerëzimin me ngjyrat e ndryshme të cilat ajo i paraqet, dhe njerëzit udhëtojnë më mijëra milje vetëm për të parë dritat mahnitëse të cilat shfaqen në atmosferën e tokës.
Përderisa elektronet hyjnë në atmosferën e tokës, ata do të ndeshen me me atomet e oksigjenit dhe atomet e nitrogjenit në lartësi prej 32 deri në 321 kilometra mbi sipërfaqen tokës[2].
- Aurora paraqitet në shumë ngjyra të ndryshme edhepse ngjyra e zbehtë gjlbërt dhe ngjyra rozë janë më të zakonshme. Dritat e aurorës paraqiten në forma të ndryshme si në formë të reve të ndriçuara, si perde te valëzuara ose si rreze që ndriçojnë qiellin me një shkëlqim të mahnitshëm[1].
Në varësi nga atomet të cilat ndeshen mes veti dhe lartësisë nga toka se ku ndeshen ata aurora merr ngjyra të ndryshme :
- • Gjelbërt – oksigjen , deri në 241 kilometra lartësi
- • Kuqe – oksigjen , mbi 241 kilometra lartësi
- • Kaltërt – nitrogjen , deri në 96 kilometra lartësi
- • Vjollcë – nitrogjen , mbi 96 kilometra lartësi
Të gjitha forcat magnetike dhe elektrike reagojnë me njëra-tjetrën duke ndërruar vazhdimisht kombinimet e ngjyrave. Këto ndryshime njihen si “vallja” e aurorës[2].
Duke u bazuar në kërkimet të cilat janë bërë për aurora borealis thuhet se aktiviteti i saj është ciklik, duke ndodhur çdo 11 vite, perioda e ardhshme do të jetë në vitin 2013, ku dimri është sezona më e mirë për të parë dritat[3].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Northern Lights or Aurora Borealis Explained". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2019. Marrë më 13 qershor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b HowStuffWorks "How does the aurora borealis (the Northern Lights) work?"
- ^ http://www.northernlightscentre.caa/northernlights.html[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |