Teoria e kontrollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Automatika)

Automatika është shkenca që merret me studimin e modeleve matematike të afta të pershkruajnë dhe paraqesin sisteme automatike nga më të ndryshmet, që nga sistemet mekanike te informatiket, të cilat nevojisin pak ose aspak ndërhyrje nga ana e njeriut për të funksionuar.

Në të vërtetë çka sot është kompetencë e automatikës para shekullit XX konsiderohej njohuri ose aftësi e inxhinierëve në përgjithësi. Ishte pikërisht revolucioni industrial që bëri të kuptohej për herë të parë rëndësia e studimit matematik dhe metodik të fenomeneve të lidhura me problemet e kontrollit. Pionierët e parë të automatikës gjatë studimeve të para mbi këtë temë kuptuan që edhe pse fusha e aplikimit të një sistemi industrial mund të ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme, principet që karakterizonin elementët e tij përbërës dhe ligjet që kushtëzonin ndërlidhjen midis këtyre elementëve ishin të njëjta. Kjo bëri të mundur në një kohë shumë të shkurtër dallimin e automatikës si disiplinë shkencore më vete, autonome nga të tjerat, dhe me kalimin e kohës me një teori të sajën të aftë për të studjuar çfarëdo fenomeni që i përket kësaj fushe.

Shembuj sistemesh të automatizuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Sistemi automekanik - sisteme primitive të automatizuara me ndihmen e rregullatorëve mekanik.
  • Sistemi autohidraulik - sisteme primitive të automatizuara me ndihmen e rregullatorëve mekanik që përcjellin informatat me ndihmen e avullit
  • Sistemi i automatizuar elektromekanik - sistem më i zhvilluar, rregullatorët e të cilit funksionojnë me rrymë por që informatën e përcjellin në mënyrë mekanike.
  • Sistemi i automatizuar elektromagnetike - të ngjajshme si ato elektromekanike mirëpo informata nga rreullatori përcillet me ndihmen e fushës magnetike
  • Sistemi i automatizuar elektrik - është sistem më i zhvilluar, informatat jepen në formë elektricitetit dhe pas përpunimit dalin si informata elektrike dhe fusin në veprm kryesish tensione të larta elektrike.
  • Sistemi i automatizuar elektronik - mikro sisteme të automatizuara elektrike që shërbejnë si elemente matëse të rrymës në aparatet me tension të ulët. Futja e informatave bëhet kryesisht në bazë të skemave d.m.th nga elementet eleknonike
  • Sistemei automatik - më i zhvilluar se paraardhësit dhe përbëhet nga mikro sisteme të automatizuara elektronike të cilat e bëjnë të mundëshme futjen e informatave në formë tekstesh në një memorie.
  • Sistemi informatik - sistem që në të vërtet është si mbi sistem ku informatat merren në formë teksti dhe përpunohen si të tilla në gjuhë të afrta me gjuhën e makinës.

Përkufizime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Problemi i kontrollit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llojet e sistemit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themeluesit e automatikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mori më shumë se 150 vjet dhe dy luftëra botrore që natyra e sistemeve automatike të kontrollit të kuptohej(nëse mund të thuhet se tani kuptohet pak a shumë). Zhvillimi i sofistifikuar i sistemeve automatike te kontrollit u bë i mundshëm vetëm pasi qe shumë pjesë të matematikës të cilat mendohej se janë vetëm teorike u vun në praktikë. Rregullatori i James Watt-it [1] thuhët se është fillimi i Automatikës. Ka shumë debate se kush janë themeluesit e automatikës por në një listë të shkurtër, jo gjithëpërfshirse mundë të jetë kjo renditje:

  • James Watt [1]
  • Edward Routh [2]
  • Harry Nyquist [3]
  • Hendrik Bode [4]
  • Claude Elwood Shannon [5]

Projekte të ngjashme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]