Jump to content

Autoriteti karizmatik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në fushën e sociologjisë, autoriteti karizmatik është një koncept i udhëheqjes organizative ku autoriteti i drejtuesit rrjedh nga karizma vetjake e tij. Në klasifikimin trepalësh të autoritetit, sociologu Maks Ueber vë në kundërshtim autoritetin karizmatik (karakter, heroizëm, lidership, fetar) ndaj dy llojeve të tjera të autoritetit: (i) autoriteti racional-ligjor (ligji bashkëkohor, shteti sovran, burokracia) dhe (ii) autoriteti tradicional (patriarkati, patrimonializmi, feudalizmi).

Fjala greke e lashtë karizëm u bë e njohur përmes letrave të Palit drejtuar komuniteteve të krishtera në shekullin e parë të erës së re, ku fjala karizëm tregonte dhe përshkruante një dhuratë me origjinë hyjnore që tregonte autoritetin hyjnor që zotëronin udhëheqësit e hershëm të Kishës. Ueberi e zhvilloi termin teologjik dhe konceptin e karizmës në një term laik për studimin sociologjik të organizatave.[1] Termat që rrjedhin nga karizma përfshijnë sundimin karizmatik[2] dhe udhëheqjen karizmatike.[3]

  1. ^ Joosse, Paul. 2014. "Becoming a God: Max Weber and the Social Construction of Charisma". Journal of Classical Sociology 14(3) 266–283. http://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/1468795X14536652
  2. ^ Power, Domination, Legitimation, and Authority Sociology 250 Retrieved October 2006
  3. ^ Adair-Toteff, Christopher, "Max Weber's Charisma", Journal of Classical Sociology, Vol. 5, No. 2, 189–204 (2005)