Avni Dalipi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Avni Dalipi (lindur me 19 Korrik, 1970) është një aktor, producent dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Paraqitjet e tij artistike njihen me filmat si Rruga Pa Kthim (1993), Te Pulat Tona (1995), Vesa (1997), Vallja e Çmendur (1998), Piktura (2001), Jeta Ime(2001), Palaço i Pa Kulturuar(2001), Visible Dream (2002), Djelmoshat e Rrezikshëm (2003), Ruhani i IV (2004), Njerëzit e Humbur (2006), Rekrutimi (2006), Rruga (2007), Procesi (2008), Maratona (2009), Leonardi (2012), Balcony (2013), Seal (2019), Andromeda Galaxy (2019) dhe The Day of Women (2020).
Shfaqjet teatrore te tij jane Profesor, jam talent se jo mahi!…(edicioni i 1-rë)(1990), Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit (1990), Ditë Vere (1993), Borgjezi Fisnik (1993), Ditë Vere (1993), Borgjezi Fisnik (1993), Karavani i Bubrrecave (1998), Ruleti Ballkanik (2003), The KosoWars(2004), Komemorativisht (2006) dhe Komedia(2006).
Dalipi njihet per veprimtaritë e ndryshme te tij për aktivizimin, fuqizimin dhe edukimin e të rinjëve, e cila shprehet edhe me shfaqjet e tij për fëmijë si Princesha Zobeidë (1993), Pylli është I të gjithëve (1994) dhe Besimi I Humbur(1996).
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Avni Jenuz Dalipi u lind me 19 Korrik, 1970, në Kumanovë, atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Shkollën fillore e kreu në shkollën Bajram Shabani, në Kumanovë. Në moshën e re adoleshente, ne vitet 1987-88 u involvua në organizimet e protestave dhe demontratave kundër mbylljes së shkollave shqipe në Kumanovë dhe gjithë Maqedoninë, si regjion i shtetit të atëhershëm, Jugosllavise. Ai ishte kundër vendimeve diskriminuese të marra për paralelet e përziera në Kumanovë duke u përfshirë në protesta të shtypura nga masat e rrepta policore. Pas ngjarjeve te Kumanoves te gushtit te vitit 1988, per shkak te perndjekjes nga regjimi e kishte te pamundur qe te kthehej ne Kumanove deri me ndryshimin e sistemit politik, ashtu qe vazhdoi jeten dhe veprimtarine ne Prishtine. Ne vitin 1993 u diplomua ne fakultetin e arteve ne Universitetin e Prishtines ne drejtimin e aktrimit.
Film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Regjia | Ref. |
---|---|---|---|
1993 | Rruga Pa Kthim | Ekrem Kryeziu | |
1995 | Te Pulat Tona | Sunaj Raca | |
1997 | Vesa | Isa Qosja | |
1998 | Vallja e Çmendur | Isa Qosja | |
2001 | Piktura | Agron Maliqi | |
2001 | Jeta Ime | Agron Maliqi | |
2001 | Palaço i Pa Kulturuar | Afrim Kasapolli | |
2002 | Visible Dream | Hareza Basha | |
2003 | Djelmoshat e Rrezikshëm | Halil Budakova | |
2004 | Ruhani i IV | Mentor Shala | |
2006 | Njerëzit e Humbur | Hareza Basha | |
2006 | Rekrutimi | Ismet Sijarina | |
2007 | Rruga | Osman Demiri | |
2008 | Procesi | Robert Bacaj | |
2009 | Maratona | Robert Bacaj | |
2012 | Leonardi | Arian Mustafa | |
2013 | Balcony | Lendita Zeqiraj | |
2018 | Seal | Valmir Tertini | |
2020 | Andromeda Galaxy | More Raca | |
2020 | The Day of Women | Goce Cvetanovski |
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Audio Produksion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]VEPRAT ARTISTIKE
SHFAQJET :
- 1.“The KosoWars” regjia Haqif Mulliqi, Teatri Alternativ Kosova,Prishtine
- 2.“ Ruleti Ballkanik” regjia Gëzim Kame, Teatri kombëtar i Kosovës,Prishtine
- 3.“Dredhëzat mbi varre” regjia Jeton Ahmetaj, Teatri kombëtar i Kosovës, Prishtine
- 4."Profesor …jam talent…(1)" regjia Faruk Begolli, Teatri Dodona
- 5. "Ditë Vere" regjia Melihate Qena, Teatri Dodona
- 6."Borgjezi Fisnik", regjia Luan Daka, Teatri Dodona
- 7."Karavani i bubrrecave", Regjia Isa Qosja – teatri “Sofra”- Struge
- 8."Zhvarrimi I Pjetër Bogdanit", regjia Fadil Hysaj, Teatri Kombetar i Kosoves, Prishtine
- 9. “Komemorativisht”, Haqif Mulliqi, regjia Haqif Mulliqi, Teatri Alternativ Kosova, Prishtine
- 10. “Komedia”, Haqif Mulliqi, regjia Haqif Mulliqi, Teatri kombetar i Gjakoves
SHFAQJET PËR FËMIJE:
- 1.Princesha Zobeidë – teatri Dodona – regjia M. Qena
- 2.Pylli është I të gjithëve – Teatri Dodona – regjia M. Qena
- 3.Besimi I Humbur – Teatri Dodona – regjia Adem Zhitopotoku
- 4.Babadimri midis nesh – QDAKFR Qeshu – Smile – Regjia A. Dalipi etj..
- 5.Lojra Për Fëmijë – Lojëra pa Kufinj në organizim të shoqatës italiane Ai.Bi., me koncept, përzgjedhje, regji dhe udhëheqje të A. Dalipit
AUDIO PROJEKTET:
- 2008. "Antologjia e Puthjeve te Blerta", Permbledhje me poezi-audio recitime- Horizonti, Kumanove
- 2008. "Tregime", Permbledhje tegimesh-audio, te lexuara, Lina-r Pres Kumanove
- 2007. "Antologjia e Drames Bashkekohore Shqiptare", TLS&Friends, Kumanove
- 2007. "Antologjia e Drames Tradicionale Shqiptare", TLS&Friends,Kumanove
- 2008. "Treni i Fundit i Metrose", tregim-audio, i lexuar, Lina-r Pres, Kumanove
AKTIVITETE TJERA:
- Ka punuar, profesor i “Aktrimit” dhe “Fjala Artistike”(diksion), Shkolla e mesme “Odhise Paskali” – Peje
- 13.02.2004- 24.10.2004, KEC, Trajner për trajnimin e trajnerëve (TOT) / Fuqizimi i të drejtave të fëmijëve në arsim / Reformat në arsimit, metodat e reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies, përmes lojës (aktivitetit kreativ) / Zbatimi i metodave “Me fëmijën në qendër”.
- 2001-2006, Bashkë-themelues i qendrës për dramë dhe aktivitete kreative për fëmijë dhe te rinjë “Qeshu-smile”- Prishtinë. Nëpër projektet e kësaj qendre, në shumicën prej tyre ka qenë bashkdizajnues dhe koordinator kreativ i projekteve.
DISA NGA PROJEKTET JASHTË FILMIT DHE TEATRIT:
- “Teatri, Loja, Filmi, Kujdesi, Argëtimi”, Në kuadër të programit veror, të organizuar nga “CARE international”, gjithashtu bazë kryesore e projektit ana psikologjike e trajtimit të problemeve nga fëmijët, në mënyrë diskrete dhe spontane, “të pa hetueshme”.
- Programi “Hap pas Hapi”, Përgatitja dhe furnizimi i 24 çerdheve të fëmijëve me lodra sipas këtij sistemi.
- “Unë kam të drejtë” shfaqje interaktive për fëmijë lidhur me të drejtat e fëmijëve- ku fëmijët janë pjesëmarrës që inkuadrohen në shfaqje.
- “Një jetë më e mirë për të gjithë”, shfaqje interaktive për fëmije, rezultat i trajnimeve te drejtpërdrejta, ku perpos aktorëve fëmijët janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në zgjidhjen e probleme të shprehura nga aktorët, në momentin e “Ngrirjes” së shfaqjes, për të dhënë zgjidhjet e tyre-gjithmonë me lojë.
- Trajnim për te drejtat e fëmijëve në kampin e Plemetinit, për fëmijët Rom, Ashkali, Egjiptas.
- “Të gjithë jemi të njëjtë”- trajnim për integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në shoqëri, pra integrim në sistemin e rregullt arsimor të Kosovës, jo në shkollat e veçanta, duke larguar diskriminimin dhe ndarjen, Angazhimi në shkolla të veçanta do të ndikonte negativisht në aspektin psikologjik të fëmijëve me Nevoja të veçanta, do të shkaktonte mbyllje, ndërsa ne do të ishim pjesëmarrës në këtë lloj diskriminimi, në mënyrë të pa hetueshme.
- 2000-2001, Ai.Bi (Amici dei Bambini) - Trajner për trajnimin e stafit të shoqatës mbi mënyrat e përkrahjes së fëmijëve të traumatizuar nga lufta, përmes lojës.
- 1999-2000, Klinika psikiatrike e shtetërore e Maqedonisë – mbështetje për fëmijët e traumatizuar nëpër kampet e – Neproshteno, Bojana, Radusha- gjatë luftës në Kosovë, me fëmijët Kosovarë.
PUBLIKIMET
- 2004 – “Të drejtat e fëmijës” – libër manual për të drejtat e njeriut dhe fëmijës- Bashkautor
- Jeton ne Prishtine, kurse veprimtarinë artistike krijuese e zhvillon ne Prishtine dhe Shkup.