Avni Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Politikan Avni Jashari lindi në Prishtinë më 17 mars 1981, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Lipjan, ndërkaq studimet universitare në fushën e gazetarisë i mbaroi në fakultetin “Faik Konica” në Prishtinë.

Avni Jashari punoi si gazetar për katërmbëdhjetë vite, fillimisht si gazetar në të përjavshmen “Java”, më pastaj redaktor në agjencinë e lajmeve “InfoSot”, producent dhe redaktor në “Rrokum TV”, së fundmi kryeredaktor në portalin informativ “Arbresh.info”, ishte edhe anëtarë i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) për tetë vite. Si opinionist e gjejmë në shumë media të shtypura dhe elektronike kombëtare e ndërkombëtare.[1]

Në maj të vitit 2018 Avniu braktis gazetarinë dhe i hynë politikës. Zyrtarisht i bashkohet, Albin Kurtit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.[2]

Më 1 korrik të vitit 2018 Avni Jashari kandidon për kryetar Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,ku edhe u zgjodh kryetar nga anëtarësia e kësaj partie në komunën e Lipjanit.[3]

Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2019 Jashari nuk kandidon për deputet duke mbështetur zyrtarisht dy kandidat për deputet nga komuna e Lipjanit. Më 11 korrik të vitit 2020 braktisi zyrtarisht politikën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe një intervenimi kirurgjik, ku mes tjerash lajmëron largimin nga politika për rehabilitim dhe rikthim në profesionet e tij profesionale. [4]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Lajm i mirë për Albin Kurtin: Gazetari i njohur i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje". Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2018. Marrë më 2018-10-07. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Gazetari i njohur i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje - Arbresh.info". Arbresh.info. 2018-05-17. Marrë më 2018-10-07. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Avni Jashari zgjedhet kryetar i Vetëvendosjes në Lipjan". Klan Kosova. 2018-07-01. Marrë më 2018-10-07. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ [http:// https://klankosova.tv/kryetari-i-deges-se-lvv-se-ne-lipjan-thote-se-eshte-larguar-zyrtarisht-nga-politika/ "Kryetari i Degës së LVV-së në Lipjan thotë se është larguar zyrtarisht nga politika"]. Klan Kosova. 2020-07-11. Marrë më 2020-07-11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)