Avni Klinaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Avni Klinaku ka lindur më 25.03.1965 në Bivolak të Vushtrrisë. Avniu ka të përfunduar shkollën e mesme teknike “Milladin Popoviq”-Prishtinë.

Për nga aktivitetet politike e kaluara e Avniut është e bujshme. Ai ka qenë organizatës ilegale Fronti nacional çlirimtar gjatë periudhës 1982-1984. I burgosur politik në vitet 1984-1989. Gjatë viteve 1993-1997 Avniu ka qenë kryetar i LKÇK-së, ndërsa përsëri burgoset dhe vuan burg nga viti 1997 gjer më 2001. Nga viti 2007 deri 2015 Avni Klinaku ka qenë Kryetar i Partise Lëvizja për Bashkim.