Lëvizja për Bashkim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Logoja e organizatës "Lëvizja për Bashkim"

Lëvizja për Bashkim është organizatë politike që ka për qëllim bashkimin e trojeve me shumicë shqiptare në një shtet të vetëm - Shqipërinë. LB–ja është bashkim vullnetar i individëve pa dallim feje, ideje, krahine dhe shtrese shoqërore, të cilët i bashkon qëllimi dhe pikëpamjet politike. LB–ja ka shtrirje organizative në Kosovë. Selia e LB-së është në Prishtinë. Kryetar i Levizjes per Bashkim eshte Valon Murati aktualisht edhe Minister i Diaspores ne Qeverine e Republikes se Kosoves

Qëllimet e organizatës[redakto | përpunoni burim]

Duke pasur parasysh:

  • se populli shqiptar kundër vullnetit të tij jeton i copëtuar në disa shtete dhe si pasojë çështja shqiptare mbetet e pazgjidhur, madje ajo ende nuk është shtruar drejt për zgjidhje;
  • se populli shqiptar i cili jeton në Kosovë nuk e ushtron sovranitetin në territorin e vet dhe nuk i njihet e drejta e kombeve për vetëvendosje. Si pasojë e kësaj gjendjeje, e ardhmja ekonomike, politike e juridike e Kosovës është plotësisht e pasigurt dhe si e tillë mbetet pjesë e pazgjidhur e çështjes shqiptare;
  • se trojet shqiptare nën Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi janë nën pushtim klasik dhe si rrjedhojë çlirimi i tyre nuk mund të bëhet përmes institucioneve të ndërtuara nga pushtuesit;
  • se vetëm si i bashkuar në një shtet të vetëm, populli shqiptar mund t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet e veta në funksion të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor;
  • se vetëm me zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes shqiptare, populli shqiptar bëhet faktor i paqes dhe partner i barabartë në integrimet dhe zhvillimet evropiane dhe botërore
  • si dhe, duke pasur parasysh të drejtën e ligjshme dhe të patjetërsueshme të kombeve për të jetuar të lirë dhe të bashkuar, në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje:
  • LB-ja përpiqet për bashkimin e popullit shqiptar në një shtet të vetëm, sovran, të lirë e demokratik.
  • Krahas qëllimit kryesor, – bashkimit kombëtar, - dhe detyrave rreth shtrirjes së politikës së saj, LB-ja do të jetë aktive në trajtimin e çështjeve të përditshme të qytetarit, duke u përpjekur për zgjidhjen e tyre, por gjithmonë në përputhje dhe në funksion të qëllimit kryesor.

Domosdoshmëria e ekzistencës[redakto | përpunoni burim]

Duke qenë se:

  • politika që e dominon skenën politike shqiptare nuk mund ta shtrojë drejt për zgjidhje çështjen shqiptare, përveç tjerash, për shkak se është politikë parciale dhe institucionaliste;
  • faktorët ndërkombëtarë në çështjen e pazgjidhur shqiptare në radhë të parë shohin interesat e veta, prandaj nuk duhet pritur që të tjerët ta zgjidhin drejt çështjen tonë:
  • LB-ja konsideron se populli shqiptar për ta realizuar qëllimin e vet ka nevojë për një politikë gjithëkombëtare të aftë për ta shtruar për zgjidhje dhe për ta zgjidhur drejt çështjen kombëtare. Kjo, në radhë të parë, është nevojë jetike e zhvillimit të kombit shqiptar si i barabartë me të tjerët dhe, në radhë të dytë, për të krijuar paqe të qëndrueshme në Ballkan e më gjerë.

Mjetet dhe metodat[redakto | përpunoni burim]

Në përputhje me zhvillimin e saj politik e organizativ dhe në përputhje me rrethanat, LB-ja shtron detyra të nevojshme për jetësimin e qëllimit themelor të saj. Natyra e detyrave përcakton edhe natyrën e mjeteve dhe metodave.

  • LB-ja, si organizatë legale, do t’i përdorë të gjitha mjetet e luftës institucionale dhe jashtinstitucionale.
  • LB-ja është kundër terrorizmit si metodë lufte për realizimin e qëllimeve politike.
  • LB-ja është kundër nxitjes së urrejtjes raciale, kombëtare dhe fetare.

Parime[redakto | përpunoni burim]

  • LB-ja e konsideron popullin faktor kryesor për çlirim dhe bashkim kombëtar. Çdo përpjekje që e nënçmon faktorin e brendshëm duke e mbiçmuar faktorin e jashtëm, LB-ja e quan të gabuar e të dëmshme.
  • LB-ja nuk e injoron faktorin e jashtëm, por ajo konsideron se faktori i jashtëm mund të jetë në funksion të faktorit të brendshëm.
  • LB-ja e përkrah luftën e drejtë të popujve për liri dhe është kundër çdo shtypjeje të popujve, çdo kolonializmi dhe neokolonializmi.
  • LB-ja është kundër racizmit dhe çdo ideologjie që nxit përçarje midis popujve si dhe ndarje mbi baza fetare.

Besime[redakto | përpunoni burim]

  • Aspirata e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i bashkuar ka mbetur e pavdekshme përkundër përpjekjeve të pareshtura të pushtuesve për ta mbytur atë.
  • Një popull i organizuar mirë rreth një koncepti të drejtë politik e i vendosur në qëllimin e tij, i gjen rrethanat e favorshme ndërkombëtare dhe detyrimisht i realizon aspiratat e tij.
  • Procesi i natyrshëm dhe i pandalshëm i zhvillimit të kombit shqiptar, përkundër politikave penguese të faktorit politik ndërkombëtar dhe atij të brendshëm, i lehtëson përpjekjet për realizimin e suksesshëm të bashkimit kombëtar.

Literatura[redakto | përpunoni burim]