Partia e Drejtësisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Partia e Drejtësisë e definon veten si bashkim vullnetar politik i qytetarëve të Kosovës, të cilët të frymëzuar nga besimi në Zot dhe të përkushtuar për Komb dhe Atdhe, angazhohen për ndërtimin e shtetit demokratik dhe qeverisje të ndershme.

Në Kosovë, PD (Partia e Drejtësisë), që nga viti 2010, ka tre deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe merr pjesë në Qeverinë e Kosovës duke kontrolluar Ministrinë e Shëndetësisë dhe me zëvendësministra. Futja e kësaj partie në parlament u bë e mundur përmes Koalicionit Kosova e Re që udhëhiqej nga Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit. Më herët kjo parti kishte një deputet në Kuvendin e Kosovës nga viti 2004 deri më 2007. Më 2011, Koalicioni Kosova e Re, pasi që siguroi votat e partive minoritare boshnjake, turke dhe serbe, inicoi dy amandamente ligjore për lejimin e bartjes së shamisë nga nxënëset në shkolla fillore dhe të mesme publike dhe për futjen e mësim-besimit në shkolla publike. Këto amandemente të propozuara nuk u votuan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.