Ayşe Erzan
Ayşe Erzan (lindur në 1949) është një teoriciane turke për fizikën.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ayşe Erzan lindi në 1949 në Ankara. Pas përfundimit të gjimnazit në Stamboll, Erzan ndoqi kolegjin “Bryn Mawr” në SHBA, duke i përfunduar studimet në 1970. Ajo mori doktoraturën në degën e fizikës në 1976 nga Universiteti “Stony Brook”.[1]
Erzan u rikthye në Ankara, pas një viti në Universitetin Teknik të Lidnjes së Mesme, si pjesëtare e departamentit për fizikën. Ajo iu bashkua Universitetit Teknik të Stambollit në 1977. Gjatë asaj periudhe ajo u përfshi në lëvizjen për të drejtat e grave.[2] Pas grushtit të shtetit në 1980, ajo u largua nga vendi. Nga viti 1981 deri në 1990 Erzan punoi dhe ligjëroi në universiteti dhe institucione të ndryshme të kërkimit shkencor. Nga 1981 deri në 1982 ajo punoi pranë Universitetit të Gjenevës, në Departamentin e Fizikës teorike. Nga 1982 deri në 1985 ajo ishte asistent-profesoreshë pranë Universitetit të Portos në Portugali. Erzan ishte për një kohë të shkurtër kërkuese shkencore pranë Qendrës Ndërkombëtare për Teorinë në Fizikë në Trieste përpara se të rikthehej në Stamboll, në Universitetin Teknik të tij në 1990. Ajo gjithashtu vijoi kërkimin shekncor pranë Institutit “Feza Gürsey”.
Erzan u anëtarësua zyrtarisht pranë Akadamisë së Shkencave në Turqi në 1995 dhe iu dha anëtarësi e plotë në 1997. Ajo mori një çmim për kërkimin shkencor e zhvilluar po atë vit. Ajo është pjesëtare e Akademisë Botërore të Shkencave si dhe pjesë e bordit editorial në “Gazetën e Fizikës statistike” dhe “Revistës Europiane për Fizikën”.[2]
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ayşe Erzan" (në anglisht). Palestine Academy for Science & Technology. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 10 nëntor 2015.
- ^ a b Hahn-Koenig, Monica Anke. "Alumnae Profiles: Ayse Erzan, 'outstanding' scientist" (në anglisht). Bryn Mawr Alumnae Bulletin. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2017. Marrë më 10 nëntor 2015.