Jump to content

Aziz Nimani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aziz Nimani lindi në vitin 1936Pejë, ndërroi jetë në gusht të vitit 2005Prishtinë. Shkollën e mesme të Artit e kreu në Pejë. Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimi i Artit, e kreu në Prishtinë. Akademinë e Arteve të Bukura e kreu në LyonFrancës. Për një kohë jetoi dhe punoi në Francë, ku ishte vlerësuar mjaft mirë nga publiku dhe kritika franceze, madje ishte shpërblyer disa herë. Gjatë krijimtarisë së tij, Aziz Nimani ka pikturuar mijëra punime, kryesisht në teknikën vaj në pëlhurë dhe dru, por edhe pastel dhe vizatim. Punimet e tij gjenden sot në të katër anët e botës që nga Amerika, Evropa e deri në Australi[1].

Ekspozita personale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1974 – Galeria “Delta”, Lyon, Francë
  • 1975 – Galeria “Le Lavoir”, Romenay, Francë
  • 1977 – Galeria “Mouffe”, Paris, Francë
  • 1978 – Galeria e qytetit Norkshoping, Suedi
  • 1979 – Galeria e qytetit, Bali, Indonezi
  • 1995 – “Barlet Fine Arts Gallery”, Pleasanton, SHBA
  • 2005 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë

Ekspozitat kolektive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1976 – “Salon d’hiver”, Lyon (I Prix Art e Verite) (çmimi i parë)
  • 1976 – “Grand Prix d’Europe”, Strasbourg
  • 1977, 1978 – “Salon d’hiver”, Lyon
  • 1977 – “Salon d’automne”, Paris
  • 1977 – “Salon international”, Riom, Francë, (çmimi i tretë)
  1. ^ Aziz NIMANI, Artist Presentation