Banka qendrore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Bank Qendrore' është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për emisionin e parave.Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800).Karakteristika e bankave qendrore është se qëllimi i veprimtarisë së tyre nuk është fitimi,gjë që i bën këto të dallohen nga institucionet e tjera. Banka qendrore kryen këto punë me rëndësi:1.bën emisionin e parave dhe të kredisë dhe është e vetmja bankë që ka të drejtë të bëjë emisionin e parave,të cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend. 2.zbaton politikën monetare-kreditore, e cila ka të bëjë me rregullimin e sasisë së parave,varësisht nga qëllimet dhe detyrat e politikës ekonomike. 3.kujdeset për likuiditetin ndërkombëtar,duke e përcjell vazhdimisht bilancin e pagesave. Funksioni më i rëndësishëm i Bankës qendrore është rregullimi i qarkullimit monetar e kreditor dhe ruajtja e stabilitetit monetar të vendit dhe këtë funksion e realizon përmes instrumenteve të politikës monetare-kreditore.

Banka qendrore më e vjetër në botë është Banka e Suedisë, e krijuar që në vitin 1656, e ndjekur pak më vonë nga Banka e Londrës, e krijuar në 1694. Që atëherë, për më shumë se tre shekuj pothuajse çdo shtet ka krijuar dhe bankën e tij qendrore. Aktualisht në botë ekzistojnë 175 banka qendrore. Për më shumë se dy shekuj, emetimi i monedhave nuk ishte monopol ekskluziv i bankave qendrore, ashtu siç është sot. Banka të ndryshme tregtare gëzonin privilegjin për të emetuar monedha në shtet apo zona të caktuara gjeografike, duke bërë që në një vend të vetëm të ekzistonin shumë tipe monedhash. Në SHBA, në vitin 1912, një vit përpara krijimit të "Fed", kishte 7355 banka që kishin të drejtë të emetonin dollarë. Për shumë dhjetëvjeçarë ka ekzistuar një debat i madh doktrinal që kishte përballë ata që mbronin idenë e një konkurrence të lirë në fushën e emetimit monetar (free banking) dhe përkrahësit e idesë së monopolit në fushën e emetimit monetar (central banking). Bankat qendrore janë ndoshta rasti i vetëm në historinë e kapitalizmit, ku fitorja e monopolit mbi konkurrencën e lirë është absolute.

Deri para Luftës së Dytë Botërore, pjesa dërrmuese e bankave qendrore ishin "shoqëri private". Kështu për shembull: Banka e Francës në vitin 1936 ishte një shoqëri private që drejtohej nga një asamble e përgjithshme aksionerësh, përfaqësues të 200 familjeve më të shquara të vendit. Historia fillon në SHBA, ku krizat e vazhdueshme të periudhës 1890-1907 hapën një debat shumë të madh "mbi domosdoshmërinë e krijimit të një banke qendrore". Në vitin 1913, në vijim të projektit të P.Warburg, të botuar në "New York Times" dhe "Annual Financial Review", të titulluar "A plan for a modified central bank", lindi Banka Qendrore Amerikane, ose "Fed" i sotëm. Ndërkohë, procesi më intensiv i nacionalizimit të bankave qendrore filloi mbas Luftës së Dytë Botërore, në 1946 në Angli, 1948 në Holandë e Gjermani, etj., duke i shndërruar bankat qendrore në "autoritete publike" që zhvillonin politikën monetare të shteteve të tyre. Paralelisht me triumfin e monopolit mbi konkurrencën, historia e zhvillimit të tyre tregon se gradualisht bankat qendrore u nacionalizuan, përfshirë këtu dhe vendet më liberale të botës, për të ardhur në 20 vitet e fundit, kur pjesa dërrmuese e tyre fitoi pavarësinë e plotë ndaj pushtetit politik.

Stampa:Eko-futja kot