Baresha
Baresha është një këngë popullore shqiptare e kënduar nga Nexhmije Pagarusha me përcjelljen e orkestrës kombëtare të Radios Prishtina dirigjuar nga Isak Muçolli. Incizimi me Rexho Mulliqin si kompozitor dhe Rifat Kukajn si shkrues ka dalë në treg më 1970 në diskun Sytë për ty i kam të njomë dhe u bë një nga këngët më të njohura të Pagarushës.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hej, kam rritë shtatin ndër këto male
bashkë me qingja e me dele
me bylbyla ndër zabele
Mbas kumbones, lojë e gëzime
si shqiponja ime
O era lule e bari -o nani nani
O ejani shoqe të lozim -o nani nani
O fusha në gaz po veshet -o nani nani
O lulja bardhë po qeshet -o nani nani
O dridhet mali çka u bë?
O luajnë bareshat me shumë zë!
Hej, po tingëllojne shumë kumbona
po gurgëllon përroni malor
naltë në qiell bjeshka me borë
Në bjeshkë dashnia vjen me mall
sot një fyell u kall