Jump to content

Bashkim Dedja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bashkim Dedja
Bashkim Dedja
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
shtator 2010 – në detyrë
Paraardhësi: Vladimir Kristo
Anëtar i Gjykatës Kushtetuese
2010 – shtator 2010
Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës
1998 – 2010
Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë
1996 – 1998
Të dhënat personale
Lindi më: 13 mars 1970
Lindi në: Dibër
Kombësia: shqiptar


Bashkim Dedja është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Bashkim Dedja lindi më 13 mars 1970 në Dibër. Ai ishte aktiv në Lëvizjen Studentore Antikomuniste të Dhjetorit 1990.

Dedja u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Aktualisht, është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”, si dhe është ekspert i trajnimit vazhdues.

Bashkim Dedja ka bashkëpunuar në disa grupe pune për hartimin e Kodit të Punës si dhe përmirësimin kodeve të Procedurës civile dhe penale. Prej dhjetorit 2007 e në vazhdim është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Në muajin maj të vitit 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.