Bashkim civil
Bashkimi civil (i njohur gjithashtu si partneritet civil ) është një marrëveshje e njohur ligjërisht dhe e ngjashme me martesën dhe është krijuar kryesisht si një mjet për të siguruar njohjen me ligj për çiftet brenda të njëjtit seks. Bashkimet civile japin disa ose të gjitha të drejtat që ka martesa (por birësimi i fëmijëve është një përjashtim i zakonshëm).
Bashkimet civile janë krijuar me ligj kryesisht në vende të zhvilluara, me qëllim që të sigurojnë njohje ligjore të marrëdhënieve të krijuara nga çifte të të njëjtit seks dhe për t'u ofruar atyre të drejta, përfitime, lehtësime tatimore dhe përgjegjësi të ngjashme ose identike me ato të çifteve të martuara ligjërisht. Në vitin 1989, Danimarka ishte vendi i parë që legalizoi bashkimet civile për çiftet brenda të njëjtit seks; megjithatë shumica e demokracive të tjera të zhvilluara, e filluan krijimin e bashkimeve civile në vitet 1990 ose në fillim të viteve 2000. Në shumicën e vendeve që vendosën bashkime civile të të njëjtit seks, ata janë plotësuar ose zëvendësuar nga martesat brenda të njëjtit seks . Bashkimet civile shihen nga aktivistët e të drejtave LGBT si një "hap i parë" drejt vendosjes së martesës brend të njëjtit seks, pasi bashkimet civile shihen nga mbështetësit e të drejtave LGBT si një status " i veçantë, por i barabartë " ose status "i klasit të dytë ".
Shumë juridiksione me bashkime civile, i njohin bashkimet e huaja nëse ato janë në thelb të njëjta me të tyret. Martesat e çifteve brenda, të njëjtit seks të kryera jashtë vendit mund të njihen si bashkime civile në juridiksione që kanë lejuar vetëm këto të fundit.
Bashkimet civile zakonisht kritikohen si të ""ndarë por të barabartë"; Kritikët si ish-deputetja e Zelandës së Re dhe feministja Marilyn Waring, theksojnë se çiftet e të njëjtit seks mbeten të përjashtuar nga e drejta për t'u martuar dhe janë të detyruar të përdorin një institucion të veçantë. [2] Mbështetësit e martesës së të njëjtit seks pretendojnë se trajtimi i çifteve të të njëjtit seks ndryshe nga çiftet e tjera sipas ligjit lejon trajtim inferior, dhe se nëse bashkimet civile do të ishin të njëjta me martesën, nuk do të kishte arsye për dy ligje të veçanta.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ NYC Protest and Civil Rights March Opposing Proposition 8, Andy Towle, Towelroad.com, November 13, 2008; accessed November 14, 2008.
- ^ "Civil Unions "Anathema" to Marilyn Waring". Scoop (në anglisht). 23 tetor 2004. Marrë më 12 qershor 2010.