Martesa brenda të njëjtës gjini
Martesa brenda të njëjtës gjini, e njohur edhe si martesa homoseksuale,ndodh mes dy personave të së njëjtës gjini. Që prej vitit 2002, martesa e çifteve të së njëjtës gjini kryhet dhe njihet ligjërisht në 38 vende, [1] me një popullsi totale prej më shumë se 1 miliardë njerëzish (17% e popullsisë së botës).
Të drejtat e birësimit nuk mbulohen domosdoshmërisht, megjithëse shumica e shteteve me martesa të së njëjtës gjini i lejojnë këto çifte të adoptojnë fëmijë si çiftet heteroseksuale. Në të kundërt, 35 vende (që nga viti 2023) kanë përkufizime të martesës në kushtetutat e tyre që parandalojnë martesën e çifteve brenda të njëjtit seks. Ka të dhëna se martesat mes burrave datojnë që në shekullin e parë. [2]
Përdorimi i termit martesë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtrirja kohore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tabela përmbledhëse e mëposhtme rendit në rend kronologjik shtetet (shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Tajvani) që kanë legalizuar martesat brenda të njëjtës gjini. Që nga viti 2023, 35 shtete i kanë legalizuar këto martesa. Datat janë kur martesat midis çifteve të të njëjtit seks filluan të certifikoheshin zyrtarisht, ose kur ligjet lokale miratoheshin nëse martesat ishin tashmë të ligjshme nën autoritetin më të lartë.
Martesa e të njëjtit seks në mbarë botën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martesa e të njëjtit seks kryhet ligjërisht dhe njihet në 38 vendet e mëposhtme:
Andorra
Argjentina
Australia
Austria
Belgjika
Brazili
Britania e Madhe
Danimarka
Ekuadori
Estonia
Finlanda
Franca
Gjermania
Greqia
Holanda
Irlanda
Islanda
Kanadaja
Kili
Kolumbia
Kosta Rika
Kuba
Lihtenshtajni
Luksemburgu
Malta
Meksika
Norvegjia
Portugalia
Republika Jugafrikane
SHBA
Sllovenia
Spanja
Suedia
Tailanda
Taivani
Uruguaj
Zelanda e Re
Zvicra
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Same-Sex Marriage Around the World". Pew Research Center. Marrë më 26 tetor 2023.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Williams, CA., Roman Homosexuality: Second Edition, Oxford University Press, 2009, p. 280, p. 284.