Bediha Korenica
Bediha Korenica (1925 - ??) ka qenë një mësuese nga Vushtrria e cila ka dhënë kontribut në zhvillimin e arsimit në Kosovë gjatë dha pas Luftës së Dytë Botërore.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bediha Korenica lindi në Vushtrri në vitin 1925 dhe ishte e bija e Jusuf Korenicës. Shkollën fillore shqipe e kreu në Mitrovicë, Kursin pedagogjik në Prishtinë dhe në vitin 1943 emërohet mësuese në Shkollën Fillore "Hasan Prishtina " në Vushtrri, ku në atë kohë punonin mësuese edhe Nasibe Hoxha e Hateme Shala. Pas luftës punon mësuese në Smrekonicë, Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Tërnavë, Miratoc, Vaksincë e në disa fshatra të Komunës së Preshevës. Më 1968 kthehet e punon mësuese në Mitrovicë deri në pension, më 1983.[2] Për kontributin e saj në fushën e arsimit është dekoruar me Medalen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, më datën 7 mars të vitit 2013. [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "HAPJA E SHKOLLËS SHQIPE NË PAZAR TË RI ( N. Pazar)". Kosova për Sanxhakun. 2017-03-08. Marrë më 2024-03-14.
- ^ Ferit B. Dibrani (2010) Arsimi shqip në Vushtrri përballë pushtuesit serb. Prishtinë, faqe 38
- ^ https://president-ksgov.net/wp-content/uploads/EVIDENCA-PER-DEKORATAT-E-DHENA-NGA-PRESIDENTI-ATIFETE-JAHJAGA-Perditesuar-me-31.12.2023.pdf