Bedri, Arabia Saudite
Bedër (arabisht: بَـدْر Badr) ose me emrin e plotë Bedr Hunejn (بدر حنین Badr Hunayn) është një qytet në jugperëndim të Medinës, në largësi rreth 150 km².
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në muajin e bekuar të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë islame. Ne për çdo vit e përkujtojmë Natën e Bedrit (Lejletul- Bedrin) të 16 Ramazanit të vitit 624 (viti i dytë hixhri). Në atë betejë mori pjesë edhe vetë Pejgamberi s.a.v.s. Ngjarja është zhvilluar në vendin e quajtur Bedër.
Si shkak i betejës në Bedër konsiderohet dalja e Pejgamberit s.a.v.s., me një grup ashabësh (?) për të takuar karvanin e kurejshëve (?), i cili po kthehej nga Shami në Mekë. Nuk ishte planifikuar ndonjë përleshje me përmasa të mëdha. Kur merr vesh Ebu Sufjani, udhëheqësi i karvanit, kërkon ndihmë në Mekë dhe atij i përgjigjen rreth 1000 luftëtarë (prej tyre 500 me parzma, me 100 kuaj dhe rreth 700 deve). Pas tyre shkonin robëreshat dhe këngëtaret, të cilat, me dajre e këngë inkurajonin luftëtarët, po edhe ofendonin Islamin dhe myslimanët. Në anën tjetër, myslimanët ishin me armatim shumë më të dobët. Përveç kësaj, ishin edhe tri herë më pak në numër.
Historianët theksojnë numrin prej 313 ose 314 luftëtarësh. Kishin 70 deve dhe vetëm dy apo tre kuaj. (Nga radhët e muhaxhirëve kishte pak më tepër se 80 veta, nën komandën e Ali b. Ebi Talibitr.a., të tjerët, shumica ishin ensarë - 61 nga fisi Evs, kurse 170 nga fisi Hazrexh, nën komandën e Sa’d b. Muadhit r.a.
Vëllezër të dashur, I Dërguari s.a.v.s. dhe ashabët dolën në Bedër, që t’i kundërviheshin forcës dhe dhunës, që ta ndryshonin historinë, t’i hapnin rrugën fesë së vërtetë, lirisë, drejtësisë, mëshirës dhe humanizmit. Në fjalimin e tij para betejës, I Dërguari s.a.v.s., ashabëve të tij nuk u jep udhëzime për veprime genocidi apo shkatërrimi.