Jump to content

Bedri Gjinaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bedri Gjinaj
(1913 - 1945)
Lindi21 maj, 1913
Vdiq1945
Kombësiashqiptar
Profesionimësues

Bedri Gjinaj, (21 maj 1913, Mitrovicë, - maj 1945), ka qenë mësues dhe atdhetar i shquar shqiptar. [1]

Bedri Gjinaj është një ndër figurat më të njohura dhe më të nderuara të arsimit në Mitrovicë, në Kosovë, Sanxhak e më gjerë. Bën pjesë në radhën e veprimtarëve më të shquar të arsimit shqiptar, i cili punoi me kompetencë e devocion për zhvillimin e arsimit gjatë Luftës së Dytë Botërore në Prefekturën e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë e Pazar i Ri). Kontribut çëtjes shqiptare i dha edhe sa ishte në pozitën e sekretarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ishte një ndër burrat e intelektualët më të mëdhenj dhe më të nderuar të kombit.[2]

Bedri Gjinaj është në mesin e e mësuesëve të dekoruar që iu ipet Urdhëri "Naim Frashëri" i klasit të I-rë nga Presidenti i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811. Dt. 11 prill 1994, me motivacion se hapën ose shërbyen në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore jashtë kufijve politik të viti 191,3 të Shtetit Shqiptar në vitet 1941-1944.[3]

  1. ^ Hajrizi H. Fazli (2014), Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar ( monografi), Libri Shkollor,ISBN 987-9951-07-997-6.Prishtinë 2014
  2. ^ http://ekonomia-ks.com/sq/opinion/janari-i-1945-es-i-kobshem-edhe-per-mesuesin-e-devotshem-bedi-gjinaj
  3. ^ Hajrizi H. Fazli (2014), Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar ( monografi), Libri Shkollor, ISBN 987-9951-07-997-6Prishtinë 2014 faqe 411.