ngjs foto[1]Bashkia e Belshit shtrihet në zonën e Dumresë, në një zonë që shquhet nga numri i madh i liqeneve dhe me një peizazh tërheqës, ku mendimtari i madh i Rilindjes sonë kombëtare Sami Frashëri, duke u nisur nga bukuria e peizazhit dhe karakteristikat e tjera të kesajë zone, mendonte të ndërtohej në Belsh kryeqendra e shtetit të ardhshëm shqiptar. Një panoramë e shkurtër për qytezën e liqeneve, për ata që nuk e njohin.
Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë. Ndodhet në jug-perëndim të Elbasanit, rreth 30 km larg tij. Belshi ka një popullsi prej 5.700 banorësh dhe si bashki ajo numëron 13.700 banorë. Në Belsh ndodhet një nga vendbanimet më të lashta të ilirëve, në afërsi të Belshit. Gërmimet arkeologjike në Gradishtë dëshmojnë se aty ka qenë vendbanim i lashtë ilir, sepse në bazë të sendeve të gjetura tregohet se kjo zonë ka qenë e banuar që në periudhën e bronzit të hershëm.Klima dhe Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kjo zonë ka kushte të përshtatshme klimatiko-toksore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, veçanërisht të drithërave të bukës, duhanit, perimeve, hardhisë dhe pemëve frutore, por në këtë zonë ka një zhvillim edhe blegtoria. Një ndihmesë për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë ka dhënë dhe Shoqata e Kursimeve të Kreditit, Belsh. Në shumë qytete të vendit ka filluar subvencionimi në sektorin e bujqësisë, por në Belsh nuk ka ndodhur akoma ky fenomen, gjë që inkurajon më shumë që fermerët të bëjnë një zgjerim dhe zhvillimin në sektorin e bujqësisë dhe kjo do të bëjë që të rritet numri i të vetëpunësuarve dhe do të ulet numri i emigrantëve. Për pasojë, do të rritet niveli ekonomik i zonës.
Në Bashkinë e Belshit ndodhen edhe resurse të tjera përveç bujqësisë dhe blegtorisë, si ato të minierave dhe gazit. Në këtë zonë kanë funksionuar dy miniera karriere, si ajo e Trojësit dhe e Gradishtit, të cilat shfrytëzohet nga fabrika e çimentos, Elbasan.
Në këtë zonë janë bërë studime dhe shpime në të gjitha zonën e Dumresë dhe me të dhëna premtuese, ku sot funksionojnë puse dhe vazhdojnë të nxjerrin naftë. Këto studime dhe shpime janë bërë nga shoqëria italiane AIPA.
Në zbutjen e papunësisë, në këtë zonë kanë pasur ndikimin edhe liqenet në shfrytëzimin e peshkimit. Në këto liqene rritet peshk i ndryshëm si : trofta, krapi natyror, krapi i kultivuar, ballgjëri, amuri edhe ngjala si specie endogjene.
Përveç këtyre resurseve, në Bashkinë e Belshit ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 125 subjekte private si : kafene, restorante, industriale, pika karburanti, ushqimore, shërbime, klinika dhe farmaci, firma ndërtimi si dhe organizata jo fitimprurëse.