Beqir Haçi
Beqir Haçi | |
---|---|
Lindi | 1907 Borsh, Sarandë |
Vdiq | 1990 |
Arsimi | Shkolla teknike në Tiranë (1921-1926) Universiteti i Firences (1933-1935) |
Beqir Haçi (Borsh, 1907 - 1990) ka qenë arsimtar, përkthyes dhe poet, qe i dënuar politik përgjatë regjimit komunist, pas rënies të të cilit u nderua me titullin Mësues i Popullit.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në vitin 1907 në Borsh të Sarandës, pasi kreu Shkollën teknike në Tiranë në vitet 1921-1926, aty edhe emërohet mësues i degës Normale ku punoi deri në vitin 1933. Në 1933 vazhdoi studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Firences deri më 1935, pastaj kthehet në Shqipëri për të punuar si mësues dhe inspektor i arsimit në Përmet, Gjirokastër, Dibrën e Madhe dhe Tiranë, deri në vitin 1946. Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, burgoset në vitet 1946-1952 dhe nuk iu lejua më të punonte në arsim.[1]
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fushën e krijimtarisë dhe të studimeve ka butuar disa libra:
- Mendime të arta (1930)
- Proverba popullore shqiptare (1931)
- Udhëheqësi i mirësjelljes (1932)
- Thërrime filozofike (1935)
- Mësuesi, punëtori idealist i shoqërisë (1937)
Ka përkthyer Një mandatë për gjeneral Garcian ose “Njeriu i detyrës” të Elbert Hubbart më 1929.[2] Pas vdekjes iu botuan dy libra me vjersha me titullin "Këngë të pëshpëritura" (1993).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Temo, Sotir (2008). Lafe, Emil (red.). Fjalor enciklopedik shqiptar, Vëllimi i dytë: H-M (bot. Botimi i ri). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 873. ISBN 978-99956-10-28-9.
- ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 626. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.