Besa Morina
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Besa Morina e lindur me 04-04-1984 Në Prishtinë është një vajzë e moshës së re, e cila gati dy dekada të jetës se saj ia kushtoi muzikës, duke kultivuar ndjenjat përmes melodisë. Repertuari i këngëve të saja është i njohur për publikun në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe kudo që janë shqiptarët. Besa, pasionin e saj krijues e pasuroi edhe me diplomimin në Fakultetin e Muzikës. Megjithatë, edhe perkundër aktiviteteve të shumta në fusha të ndryshme, ajo ka gjetur kohë edhe për studimet pasdiplomike në Prishtinë, në të njëjtin drejtim. Besa shpalos planet e saja, duke paralajmëruar se në muajin shtator pret të lansoj një këngë, bashkë me videoklip. Ajo, krahas studimeve, do të jetë e angazhuar edhe në mbrëmjet e maturës,kurse verës do të jetë në dasma dhe mbrëmje të shumta, duke filluar nga bregdeti shqiptar, deri te ambientet gazmore në Strugë, buzë liqenit. Besa është mirënjohëse ndaj gjithë artdashësve të saj, të cilët kanë treguar admirim për këngën që ajo këndon si në mbrëmejt argëtuese ashtu edhe në ahengjet e ndryshme familjare. Sipas saj secili aheng, apo secila familje ka preferencat e veta të këngëve edhe për të paraqet një kënaqësi të veçantë. Me këtë, ajo njoftohet më për së afërmi me kulturat e ndryshme të trevave shqiptare. Bashkëbiseduesja jonë, profilin e saj prej artisteje përpos muzikës argëtuese, po e plotëson edhe me opus interesant të këngëve të mirëfillta popullore, fatmirësisht pa u infektur me ’virusin’ tallava. Si një artiste që ka një formim solid akademik, duke u ngritur së shpejti në magjistre të muzikologjisë, Besa Morina i ka caktuar vetes detyrë që përvojën e saj profesionale e pedagogjike t’ua transponojë edhe gjeneratave të reja. Ajo po organizon mësim praktik për piano dhe në këtë mënyrë synon që të ndikoj në ruajtjen e muzikës nga ndikimet dhe modelet e këqija.ditët e fundit ka realizuar këngën e saj më të re “Unë n’Prizren e ti n’Prishtinë”, së cilës ia ka bërë edhe videolipin. Këtë këngë, ajo e këndon në duet me këngëtarin nga Prizreni, Masar Sinani.
Tekstin e kësaj kënge, që është e zhanrit popullor, e ka shkruar Gursel Idrizi, muzikën e ka punuar Masar Sinani, ndërsa orkestrimin Istref Krasniqi (Helix).
“Edhe pse është hera e parë që kam kënduar në zhanrin popullor, kam shumë fjalë të mira për këtë këngë. Kjo nuk do të thotë se i jam kthyer përgjithmonë muzikës popullore”, ka thënë Morina, duke i falënderuar të gjithë adhuruesit e saj, të cilët e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta përkrahin.
Ajo ka mbaruar Fakultetin e Muzikës, Dega Teoriko-Pedagogjik, ndërsa përveç këndimit mban edhe orë private të pianos.
Gjatë karrierës së saj muzikore, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale. “Kam marr pjesë në disa festivale si në TopFest-Shqipëri, NotaFest-Maqedoni, PoliFest-Kosovë.
Në këta festivale jam shpërblyer me çmime të ndryshme”, ka thënë Morina, duke shtuar se, qysh në moshën fëmijërore ka filluar karrierën në muzikë.
“Në fëmijëri kam bashkëpunuar me Aida Barakun, e cila i ka shkruar të gjitha tekstet e këngëve të mia, ndërsa muzikën e ka realizuar Armend Rexhepagiqi, orkestrimet Xhevdet Gashi, ndërsa tani bashkëpunoj me tekstshkrues dhe kompozitorë të ndryshëm profesionistë”, ka deklaruar Besa.
Ajo në fund ka theksuar se kënga “Unë n’Prizren e ti n’Prishtinë” është edituar nga produksionet muzikore “AlbanianMusic” dhe “Arboni” nga Gjilani. ‘Asnjë këngë nuk ka të bëjë me jetën time private, kështu që të gjitha këngët ia kushtoj publikut. Ndërsa për tekstet në moshën e fëmijërisë është përkujdesur Aida Baraku, ndërsa tani jam duke bashkëpunuar me tekstshkrues të ndryshëm’, thotë Besa.ë