Jump to content

Beteja e Topanasë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Betejën e Topanasë)

Betejën e Topanasë e njohur edhe si beteja e katër te rinjve shqiptarë antifashist kundër 400 karabinierëve dhe mercenarëve pas pushtimit të Vlorës nga Italia fashishte. Si rrjedhojë e kësaj beteje mbetën te vrarë të katër aktivistët antifashisht Shqipëtarë, Hajredin Bylyshi | Hiqmet Buzi | Bajram Tusha, si dhe 112 karabinierëve dhe mercenarë fashistë, rreth 158 karabinierë dhe mercenarë të plagosur. Në total rreth 270 të vrarë dhe të plagosur nga forcat italiane, shifër kjo e raportuar nga marshall Lombardo shtabit te përgjithshëm të luftës italiane në Romë.

Qyteti i Vlorës e mori vesh për katër trimat që ranë duke luftuar heroikisht. Lufta për hakmarrje filloi…

Fillimet e lëvizjes antifashiste në këtë qytet, kanë qenë fillesa që në një farë mënyre filloi luftën në të gjithë Shqipërinë. Kjo luftë që përfshiu mbarë popullsinë shqiptare, e drejtuar me zgjuarsi nga PKSH, në luftë të armatosur në radhë të parë rininë shkollore e atë fshatarë për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist e bashkëpunëtorët e tyre.

Marshalli italian Lombardo u ekzekutua nga njësitë guerilse të Vlorës, më 16 janar 1943.