Biblioteka e Qytetit në Ulqin
Biblioteka e Qytetit në Ulqin | |
---|---|
Shteti | Mali i Zi |
Lloji | Bibliotekë e qytetit |
Themelimi | 1884 |
Vendndodhja | Ulqin |
Drejtori | Ardita Rama |
Uebfaqja | Faqja zyrtare në facebook |
Biblioteka e Qytetit – Ulqin,[1] dikur Biblioteka popullore "Mirko Sërzentiq", është bibliotekë në Ulqin, Mali i Zi. Biblioteka është themeluar në vitin 1884 dhe me ndërprerje të shkurtra punon dhe sot. Kohët e fundit është dorëzuar iniciativa për dryshimin e emrit të bibliotekës në Gjon Buzuku ose Hafiz Ali Ulqinaku.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillet e bibliotekarisë publike në Ulqin fillonë më 1884, me hapjen e Sallës së leximit (malazisht: čitaonica), me nismën e qytetarëve ulqinakë. Kjo Sallë e leximit, e hapur atëbotë në shtëpinë e Dushan Hajdukoviqit, kishte rreth 50 libra. Pesë vjet më vonë, ajo kishte këshillin e vet i cili, pas ndërprerjes së përkohshme të veprimtarisë gjatë luftërave ballkanike, vazhdon punën në vitin 1922 me një fond prej 400 librash. Prej vitit 1927-1937 quhet Salla popullore e leximit, pastaj Salla e leximit e Gajretit, ndërsa prej vitit 1947 punon si bibliotekë popullore e leximi e vendosur në Shtëpinë e Kulturës në Ranë, me një fond prej 3000 librash. Në vitin 1971 biblioteka zhvendoset në një objekt të veçantë, afër Mezgjahut. Në vitin 1984 ndërtohet ndërtesa e re e bibliotekës, e cila është edhe sot, në pjesën e re të qytetit dhe në kuadër të Qendrës për Kulturë.[3]
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej vitit 1984 punon në lokalet e reja të cilat janë rregulluar veçmas për nevojat e bibliotekës. Kjo mundësoi që Biblioteka të organizojë punën në reparte, të cilat janë:
- Reparti i librit për fëmijë (rreth 9000 libra)
- Reparti i librit për të rritur (rreth 24.000 libra)
- Reparti i librit shkencor (rreth 8000 libra)
- Reparti i periodikut
- Reparti i katalogut
- Reparti i fondit të vendlindjes
Pranë bibliotekës punojnë edhe dy salla të leximit, salla për fëmijë me 20 vende dhe salla për të rritur me 50 vende. Biblioteka është organizator i shumë manifestimeve kulturore dhe promovime librash. Fondi i librave është rradhitur sipas sistemit KUD, në të cilin ekzistojnë rreth 66.000 libra.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Biblioteka Ulqin - Ulcinj". www.facebook.com. Marrë më 2022-06-12.
- ^ портал, Д. А. Н. (2022-01-16). "ДАН - Emërtim i ri për Biblioteka e Qytetit në Ulqin?". www.dan.co.me. Marrë më 2022-06-12.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b Krivokapić, Dijana (2021-01-18). "Nova komunikaciona paradigma u mreži javnih biblioteka u Crnoj Gori". Универзитет у Београду (në serbisht).