Biblioteka Popullore e Ulqinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Biblioteka Popullore e Ulqinit is located in Ulqini
Biblioteka Popullore e Ulqinit
Biblioteka Popullore e Ulqinit
Vendndodhja

Biblioteka Popullore "Mirko Sërzentiq" është bibliotekë populloreUlqin, Mali i Zi. Biblioteka është themeluar në vitin 1884 dhe me ndërprerje të shkurtra punon dhe sot.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillet e bibliotekarisë publike në Ulqin fillonë më 1884, me hapjen e Sallës së leximit, me nismën e qytetarëve ulqinakë. Kjo Sallë e leximit, e hapur atëbotë në shtëpinë e Dushan Hajdukoviqit, kishte rreth 50 libra. Pesë vjet më vonë, ajo kishte këshillin e vet i cili, pas ndërprerjes së përkohshme të veprimtarisë gjatë luftërave ballkanike, vazhdon punën në vitin 1922 me një fond prej 400 librash. Prej vitit 1927-1937 quhet Salla popullore e leximit, pastaj Salla e leximit e Gajretit, ndërsa prej vitit 1947 punon si bibliotekë popullore e leximi e vendosur në Shtëpinë e Kulturës në Ranë, me një fond prej 3000 librash. Në vitin 1971 biblioteka zhvendoset në një objekt të veçantë, afër Mezgjahut. Në vitin 1984 ndërtohet ndërtesa e re e bibliotekës, e cila është edhe sot, në pjesën e re të qytetit dhe në kuadër të Qendrës për Kulturë.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej vitit 1984 punon në lokalet e reja të cilat janë rregulluar veçmas për nevojat e bibliotekës. Kjo mundësoi që Biblioteka të organizojë punën në reparte, të cilat janë:

  • Reparti i librit për fëmijë (rreth 9000 libra)
  • Reparti i librit për të rritur (rreth 24.000 libra)
  • Reparti i librit shkencor (rreth 8000 libra)
  • Reparti i periodikut
  • Reparti i katalogut
  • Reparti i fondit të vendlindjes

Pranë bibliotekës punojnë edhe dy salla të leximit, salla për fëmijë me 20 vende dhe salla për të rritur me 50 vende. Biblioteka është organizator i shumë manifestimeve kulturore dhe promovime librash. Fondi i librave është rradhitur sipas sistemit KUD, në të cilin ekzistojnë rreth 40.000 libra.