Jump to content

Bifurkacioni i lumit të Nerodimës

Coordinates: 42°22′09″N 21°04′48″E / 42.36917°N 21.08000°E / 42.36917; 21.08000
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bifurkacioni i Lumit Nerodime
Rezervat special natyror. Është fenomen unikat në Evropë dhe i dyti në botë me rëndësi të madhe arsimore, shkencore dhe turistike.
Bifurkacioni i lumit të Nerodimës is located in Earth
Bifurkacioni i lumit të Nerodimës (Earth)
Koordinatat42°22′09″N 21°04′48″E / 42.36917°N 21.08000°E / 42.36917; 21.08000
ShtetiKosova Kosova
QarkuFerizaj
Sipërfaqja13 ha
Krijimi1979

Bifurkacioni (Bigëzimi) i lumit të Nerodimes është fenomen natyror i ndarjes së lumit në dy degë dhe derdhjes në ujëmbledhësa të ndryshëm detar.

Bifurkacioni i lumit Nerodime paraqet një shembull të vetëm në Evropë të derdhjes së një lumi në dy dete. Lumi i Nerodimës buron në Bjeshkët e Jezercit; në afërsi të Ferizajt ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore (dega e majtë) derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa dega jugore (dega e djathtë) përmes lumit Lepenc dhe Vardarit derdhet në Detin Egje. Ky kuriozitet natyror është mjaft tërheqës për shumë studiues (gjeograf, gjeolog, hidrolog, historian) etj., dhe ka rëndësi të madhe edukativo-arsimore, shkencore dhe turistike. Bifurkacioni i lumit Nerodime nga viti 1979 është vënë nën mbrojtje ligjore si Rezervat special i natyrës. Sipërfaqja e mbrojtur është 12.78,71 ha. (vendimi nr: 633-1 datë 24 janar 1979, Ferizaj).[1]

  1. ^ "Raport për gjendjen e natyrës 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)