Bilça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bilçë)
Jump to navigation Jump to search
Bilça
Fshat
Shteti: Shqipëria
Qarku: Qarku i Beratit
Rrethi: Rrethi i Beratit
Komuna: Komuna Velabisht
Targat e automjeteve: BR
Përdorimi i stampës


Bilça është një fshat në Rrethin e BeratitShqipëri.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bilça ndodhet 3 km larg qytetit të Beratit duke e bërë të jetë më i lidhur me qytetin e Beratit. Fshati ka një përbërje prej 2000 personash dhe është e ndarë në dy lagje të mëdha.

Relievi i fshatit Bilçë është kryesisht fushor-kodrinor me lartësi mesatare 187 m mbi nivelin e detit. Fshati Bilçë laget nga lumi Osum. Gjithashtu fshati ka disa përrenj kryesorë që iu shërbejnë shumë familjeve për vaditje të ndryshme. Temperatura mesatare vjetore është 15,1 °C me temperaturat mesatare në dimër 7 °C dhe vera 37 °C. Klima është mesdhetare me dimër të butë dhe të lagësht dhe verë të nxehtë dhe të thatë.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bilça është një fshat i cili ka kulturën e kultivimit të ullirit. Gjithashtu kanë toka të cilat i shfrytëzojnë për kultivimin e kulturave të tjera siç janë rrushi, pjeshka, dhe perime të ndryshme. Në këtë fshat ekonomia gjatë periudhës së emigracionit ka qënë mbi mesataren pasi gjithë të ardhurat investoheshin në Bilçë. Pas krizës botërore në 2010 dhe kthimit të shumë familjeve nga Greqia ekonomia është tkurrur duke bërë që shumë familje të punojnë akoma më shumë për të pasur një jetesë të kënaqshme.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Bilçë është një prej fshatrave kryesore të qytetit të Beratit dhe gjithmonë në arsim ka pasur nxënës të cilët kanë shkëlqyer me rezultate në shkollat e mesme dhe të larta. Fshati ka një shkollë nëntëvjeçare e cila ka emrin e një prej dëshmorëve të kësaj zone. Shkolla Qazim Bejko gjatë gjithë periudhës ka pasur nxënës që kanë ardhur nga fshatrat përreth siç janë Zhitomi, Droboniku dhe shkolla ka qënë e populluar. Për shkak të emigrimit por edhe lëvizjeve të familjeve nga fshati drejt qyteteve kryesore ka sjellë një rënie të numrit të nxënësve.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]