Jump to content

Bilanci tregtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bilanci tregtar paraqet raportin në mes importit dhe eksportit për periudhën, zakonisht, një vjecare. Nëse vlera e ekportit është me e lartë se vlera e importit bilanci tregtar është pozitiv ose aktiv, por nëse vlera e importit e tejkalon vlerën e eksportit, atëherë bilani tregtar është negatic ose pasiv.[1]

Vendet më pak të zhvilluara zakonisht e kanë bilancin negativ, ndërsa shumica e shteteve të zhvilluara e kanë bilancin pozitiv. Bilanci ngativ i shteteve më pak të zhvilluara krijohet për shkak të importit të prodhimeve industriale dhe shërbimeve tjera (projekteve) të cilat i kanë çmimet më të larta se sa eksporti i lëndeve të para.

Kompenzimi i bilancit negativ tregtar bëhet përmes disa burimeve: me të ardhurat nga turizmi, nga fuqia puntore e punësuar jashtë vendit, me sherbime trasporti e tjera, me hua, me kredi dhe tregti kliring. Cdo vend e synon barazimin e bilancit tregtar, nëse nuk arrin që ta ketë bilancin aktiv. Shumë shtete në zhvillim në mungesë të kapitalit të vet janë të detyruara të marrin kredi në Bankën Botërore dhe organizata tjera ndërkombtare.

  1. ^ O'Sullivan, Arthur; Sheffrin, Steven M. (2003). Economics: Principles in Action. Upper Saddle River, New Jersey 07458: Pearson Prentice Hall. fq. 462. ISBN 0-13-063085-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja)