Jump to content

Bimësia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bimësia është një term i përgjithshëm që përfshinë tërësinë e specieve të ndryshme të botës bimore, pa ndonjë referencë specifike për taksonomitë e veçanta, format e jetës, strukturën, shtrirjen hapësinore ose ndonjë karakteristikë tjetër specifike botanike ose gjeografike. Bimësia është një term më i gjerë se termi flora që i referohet përbërjes së specieve. Ndoshta sinonimi më i afërt është bashkësia e bimëve, por bimësia shpesh i referohet një gamë më të gjerë të shkallëve hapësinore sesa termi flora, duke përfshirë edhe shkallë të mëdha globale.

Ne Evrope vendi jone radhitet ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimin e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizotrojne llojet mesdhetare te bimesise si: mareja, shqopa, ilqja, etj., kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore si: dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj. Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe riten vetem ne vendin tone.

Bimesia ne mjediset malore

Per shkak te mbizotrimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtimin vertikal ne kater breza: 

  1. brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare,
  2. brezi i dushqeve,
  3. brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe
  4. brezi i kullotave alpine.

Brezi i shkureve dhe i pyjeve mesdhetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky brez gjendet ne 700m lartesi, ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Zhvillimin me te madh e ka ne zonen e Camerise. Pjesen e poshtme te tije e zene shkuret me gjelberim te perhershem si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte si: selvia, valanidhi, pisha e bute, pisha e eger etj. qe ne disa raste formojne pye te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkureve mesdhetare e zene shkuret qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit si: shkoza e bardhe dhe e zeze.

Ky brez shtrihet mbi brezin e shkureve mesdhetare deri ne lartesine 1000m. Ka perhapjen me te madhe se brezat e tjere bimor, sidomos ne brendesi te vendit. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frasheri, melleza, panja, geshtenja etj.

Brezi i ahut dhe i haloreve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky brez shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne lartesine 1600-1800m Ahishtet duke kerkuar me shume lageshti, jane te perhapura ne veri dhe ne lindje te vendit tone dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes) si: Pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.

Brezi i kullotave alpine

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky brez shtrihet mbi brezin e ahut dhe haloreve, ku per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesia barishtore dhe shume ralle shkuret e uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore malore veriore dhe lindore.

Pyet me bimesi dhe bote shtazore me interesante jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar cdo lloj prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ne Shqiperi jane: Thethi, Lura, Llogaraja etj., ne Kosove: Berzovica, ne trevat shqipetare ne Maqedoni: Galliçica, Pelisteri etj. 

Bota shtazore tokesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozita gjeografike e trevave shqipetare, shumellojshmeria e pejsazheve gjeografike, pasuria bimore, relievi i coptuar dhe pasuria e ujrave te brendeshme dhe bregdetare kane krijuar kushte per zvillimin e nje bote shtazore te pasur dhe te larmishme, toksore dhe ujore.

Kjo bote perbehet nga gjitare te llojeve te ndryshme, si: urithi qe gjendet ne zonat kodrinore dhe ne fushat bregdetare, lakuriqi i nates qe jetone ne koloni te medha ne shpella dhe zgavra, Ujku, dhelpra, cakalli, shparthi, qe jetojne ne brezin e dushkut dhe te ahut. Zardafi dhe kunadhja rriten ne zonat pyjore te larta, ariu i murem rritet ne pyet e dendura te dushkut, ahut dhe pishes, macja e eger ne pyet e larta etj. Mjafte te perhapur jane gjitaret barengrenes si: derri i eger ne zonen e ahut dhe te dushkut, lepuri i eger ne zonen fushore e kodrinore me shkure. Me rralle gjendet kaprolli ne brezin e shkureve, ne dushkajat dhe ahishtet, si dhe dhija e eger ne brezin e kullotave alpine te disa maleve te larta.

Te shumellojshme jane shpendet shtegetare dhe te perhershem. Ndermjet tyre ka edhe shpende te rralle me vlere te vecante si: Pelikani kacurel ne lagunen e Divjakes, kurse ne lartesite e maleve gjendet shqiponja.

Ne ujrat bregdetare gjenden lloje te ndryshme peshqish si: sardelja, qefulli, lavraku, kocja, merluci etj., kurse ne ujrat e brendeshme trofta, korani dhe belushka ( liq. Ohrit) qe dallohen per mishin e shijshem, dhe shume peshq te tjere si: krapi, skobuzi, mustak, pendkuqi, klenji, ngjala etj. Ne ujrat e vendit tone gjenden dhe disa gjitare si: delfin, viderz etj. 

Mbulesa bimore dhe bota shtazore e vendit tone eshte shme e larmishme. Veprimtaria e njeriut i ka demtuar dhe shkateruar ato ne shume zona, duke rrezikuar shendetin e popullsise. Me cdo kusht duhet te mrojme mbulesen bimore dhe boten shtazore.

  • Archibold, O. W. Ecology of World Vegetation. New York: Springer Publishing, 1994.
  • Barbour, M. G. and W. D. Billings (editors). North American Terrestrial Vegetation. Cambridge: Cambridge University Press, 1999.
  • Barbour, M.G, J.H. Burk, and W.D. Pitts. "Terrestrial Plant Ecology". Menlo Park: Benjamin Cummings, 1987.
  • Box, E. O. 1981. Macroclimate and Plant Forms: An Introduction to Predictive Modeling in Phytogeography. Tasks for Vegetation Science, vol. 1. The Hague: Dr. W. Junk BV. 258 pp., [1].
  • Breckle, S-W. Walter's Vegetation of the Earth. New York: Springer Publishing, 2002.
  • Burrows, C. J. Processes of Vegetation Change. Oxford: Routledge Press, 1990.
  • Ellenberg, H. 1988. Vegetation ecology of central Europe. Cambridge University Press, Cambridge, [2].
  • Feldmeyer-Christie, E., N. E. Zimmerman, and S. Ghosh. Modern Approaches In Vegetation Monitoring. Budapest: Akademiai Kiado, 2005.
  • Gleason, H.A. 1926. The individualistic concept of the plant association. Bulletin of the Torrey Botanical Club, 53:1-20.
  • Grime, J.P. 1987. Plant strategies and vegetation processes. Wiley Interscience, New York NY.
  • Kabat, P., et al. (editors). Vegetation, Water, Humans and the Climate: A New Perspective on an Interactive System. Heidelberg: Springer-Verlag 2004.
  • MacArthur, R.H. and E. O. Wilson. The theory of Island Biogeography. Princeton: Princeton University Press. 1967
  • Mueller-Dombois, D., and H. Ellenberg. Aims and Methods of Vegetation Ecology. New York: John Wiley & Sons, 1974. The Blackburn Press, 2003 (reprint).
  • UNESCO. 1973. International Classification and Mapping of Vegetation. Series 6, Ecology and Conservation, Paris, [3].
  • Van Der Maarel, E. Vegetation Ecology. Oxford: Blackwell Publishers, 2004.
  • Vankat, J. L. The Natural Vegetation of North America. Krieger Publishing Co., 1992.