Jump to content

Binta dhe Ideja e madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Binta and the Great Idea
Regjia ngaJavier Fesser
Shkruar ngaJavier Fesser
ProdhuesiLuis Manso
Luajnë
  • Zeynabou Diallo
  • Agnile Sambou
  • Aminata Sane
KinematografiaChechu Graf
MontazhiJavier Fesser

Kompania prodhuese
Películas Pendelton
Shpërndarë ngaMagnolia Pictures
Data e publikimit
2 dhjetor 2024
Kohëzgjatja
31 minutes
ShtetiSpain[1]
GjuhëtDiola
French

Binta dhe Ideja e madhe (Spanjisht: Binta y la Gran Idea) është një film i shkurtër spanjoll i lëshuar në vitin 2004. Në role kryesore luajnë Zeynabou Diallo si Binta, Agnile Sambou si babai i Bintas, dhe Aminata Sane si Soda. Filmi zgjat 31 minuta dhe përmban dialog në gjuhën frënge dhe atë diola. Ky film është nominuar nga Oskar në kategorinë e filmave të shkurtë nga Magnolia Pictures.[2] Ai u prodhua në bashkëpunim me UNICEF-in, të cilit iu dhuruan të ardhurat.[3]

Binta është një vajzë e vogël afrikane e cila tregon për babain e saj dhe për "idenë e tij të madhe". Babai i saj është peshkatar në një fshat afër Bignonës, Senegal. Shoku i tij viziton Evropën dhe e përshkruan se si është peshkimi këtu. Ai i tregon atij se evropianët mund të kapin një mijë peshqë me anije të madhe të pajisura me hidrolokator. Babai i Bintës gjithashtu e ndëgjon prej shokut të tij se si ka arritur me paratë që të marrë leje për një armë që ta mbrojë pasurinë e tij. Shoku i tij e tregon orën e tij të dorës i cili ka alarmë dhe i tingëllon çdo ditë në mesditë.

Kushërira e Bintës, Soda dëshiron të shkojë në shkollë, por babai i saj mendon se vajzat nuk bën të edukohen në shkolla, ata duhet të mësohen në shtëpi dhe të martohen dhe të kujdesen për familjet e tyre. Fëmijët e shkollë mundohet që ta bind babain e Sodës që ta lejojnë me shku në shkollë. Në fund babai i saj bindet dhe Sodës i lejohet të shkoj në shkollë.

Në fund zbulohet se cila ka qenë ideja e babait të Bintës. Ideja e tij ka qenë: ai dëshironte botën që ta bënte vend më të mirë duke i adoptuar tubab (fëmijët e bardhë), pasi që shoqëria e industrializuara perëndimore ka humbur si për shembull solidaritetin.

  • Zeynabou Dialló à Bignona - Binta.
  • Agnile Sambou à Mampalago - Peshkatari.
  • Aminata Sané à Oulampane - Soda.
  • Ismaïla Hercule Diedhiou à Bignona - Sulejmani.
  • Fatuo Drámé à Mampalago interpreta - nëna e Bintës.
  • Awa Kébé à Mampalago interpreta - nëna e Sodës.
  • Fanding Diedhiuo à Oulampane interpreta - babai i Sodës.
  1. ^ "BINTA Y LA GRAN IDEA (2004)". British Film Institute. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 2016-02-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Magnolia Pictures
  3. ^ www.spike.com