Jump to content

Bioshumëllojshmëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Biodiversitet)

Bioshumëllojshmëria ose Biodiversiteti është diversitet gjenetik i llojeve dhe ekosistemeve.

Bioshumëllojshmëria është shkurtim i shumëllojshmërisë biologjike, dhe nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADN-ja, llojet, popullatat dhe ekosistemi.

Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1,75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara si insektet dhe mikroorganizmat, shumica e të cilave gjinden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).

Humbja e bioshumëllojshmërisë si problem global

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë. Ndonëse kanë kaluar 14 vite që nga nënshkrimi i Konventës ndërkombëtare për Biodiveristetin te mbajtur ne Rio de Janeiro ku nder parimet kryesore te miratuara ka qene edhe “ruajtja e vitalitetit dhe shumëllojshmërisë biologjike te jetës ne tokë dhe përdorimi racional i resurseve natyrore”, problemi i ruajtjes se biodiversitetin vazhdon te jene edhe sot shumë i theksuar. Sipas të dhënave më të reja shkencore që nga vitit 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11,4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm ne 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut kane ndryshuar diversitetin e jetës ne planet me tepër se çdo etape tjetër te historisë se njerëzimit. Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.

Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend, humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonominë botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike. Ekzistojnë shumë faktorë të cilët janë shkaktarë të zhdukjes se llojeve, por më të theksuarit janë : rritja e numrit të popullsisë në botë, shkalla e lartë e shpyllëzimit të sipërfaqeve te pyjeve, tharja e moçaleve, zhvillimi i hovshëm industrial, ngrohja globale, shirat acidike etj.