Biosinteza e proteinave
Translatimi -Etapa e fundit e aktivitetit gjenetik të ADN-së është procesi i biosintezës së proteinave që në aspektin gjenetik quhet Translatim (Translatim-Përkthim).

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Konkretisht ADN-ja në bërthamë me procesin e transkriptimit krijon të tri tipet e ARN-së(ARNi, ARNt, ARNr) të cilat nuk kanë ndonjë rol në bërthamë dhe si të tilla ato lëvizin në drejtim të citoplazmës. Së pari ARNr(ARN ribozomale) lidhet me proteinat e citoplazmës dhe kështu krijohet një organele qelizore që quhet Ribozom ose fabrika për prodhimin e proteinave. Posa krijohet ribozomi, për membranën e tij lidhet ARNi(ARN informative) me kodonin e parë. Në të njëjtën kohë me këtë në ribozom futen edhe dy ARNt(ARNt1 dhe ARNt2).Më tutje ARNt1 e deshifron kodonin e parë, që mundëson një lidhje peptidike në mes të dy aminoacideve, pastaj ARNt1 del nga ribozomi, futet ARNt3 ndërsa ARNi rrëshqet për një kodon më poshtë. Tani t-ARNt2 e deshifron edhe kodonin e dytë duke mundësuar edhe një lidhje peptidike, pastaj del nga ribozomi dhe ARNi, rrëshqet edhe për një kodon më poshtë pastaj në ribozom futet ARNt4. ARNt3 e deshifron kodonin e tretë, e mundëson edhe një lidhje peptidike dhe keshtu procesi vazhdon derisa në tërësi të lexohet ARNi ose deri atëherë kur na paraqitet një kodon i palexuar, atëherë ndërpritet biosinteza e proteinave, shpërbëhet ribozomi dhe proteina e krijuar shërben si enzim hormonal apo proteinë ndërtuese e qelizës.
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ http://www.proteinsynthesis.org/what-is-protein-synthesis/. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!) - ^ https://www.sciencedirect.com/topics/neuroscience/protein-biosynthesis.
|first1=
i mungong|last1=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!)