Birka
| Birka | |
|---|---|
| Emri amëtar Björkö | |
| Lloji | Arkeologjike |
| Vendndodhja | Ekerö, Suedi |
| Koordinatat | 59°20′10.36″N 17°32′43.68″E / 59.3362111°N 17.5454667°E |
Invalid designation | |
| Lloji | Nën mbrojtje të përhershme |

Gjatë Periudhës Vikinge, Birka (Birca në burimet mesjetare), në ishullin Björkö në Suedi, ishte një qendër tregtare e rëndësishme në të cilën tregtoheshin mallra në mes të Skandinavisë, Evropës Qendrore, Evropës Lindore dhe orientit. Björkö shtrihet në Liqenin Mälaren, 30 kilometra në perëndim të Stokholmit, në komunën e Ekerö. Vendet arkeologjike Birka dhe Hovgården, në ishullin fqinj në Adelsö, përbëjnë një kompleks arkeologjik që ilustron rrjetet tretare të Skandinavisë mesjetare dhe ndikimin e tyre të mëvonshëm në historinë e Evropës. Në përgjithësi konsiderohet si qyteza më e vjetër në Suedi.[1] Birka (së bashku me Hovgården) është shpallur nga ana e UNESCO Qendër e Trashëgimisë Botërore që nga viti 1993. Një unazë argjendi nga Epoka Mesjetare Vikinge dhe me një mbishkrim në gjuhën arabe është gjetur në lokalitetin arkeologjik Birka dhe si e tillë konsiderohet si unaza e parë këtij lloji e zbuluar në Skandinavi.[2]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rindërtimi i shtëpive
- Ridërtimi i anijeve
- Björkö - Birka
- Björkö, në fund të shekullit XVII, nga Suecia antiqua et hodierna. Gdhendur nga Willem Swidde.
- 1991 gërmimi në tokë të errët
- korrik 2004 gërmimet në Birka
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ 2006 Encyclopædia Britannica, article "Sweden".
- ↑ Islamic ring in Viking grave sheds new light on ancient ties 19.03.2015, Edition CNN, Vizituar më 27.10.2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Birka and Hovgården at the Swedish National Heritage Board
- Birka and Hovgården - at UNESCO
- Reconstructions of Bone Flutes like the ones from Birka
- The Swedish History Museum