Blleki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Blleki është reper shqiptar nga Kosova, saktësisht nga qyteti i Gjilanit.Emri i tij i vërtetë është Flamur Rukovci. U lind dhe u rrit në lagjen më të rrezikshme në qytet, Arbëria, ish Qenar Qeshme. Është po ky vend i cili e formoi si reper, dhe i dha plotë gjëra për të treguar në këngët e tij. Rrahjet, trafikimi, përdorimi i drogave, e të bëmat e bashkëlagjësve të tij krijojnë Bllekin si personalitet mjaftë të vrazhdë në tekstet e tij. Vargjet e tij kryesisht tregojnë për jetën e një dealer-i. Së fundmi është bërë publike se është nën menaxhimin e labelit “PINT”, prej të cilës studio ka nxjerrë disa projekte tashmë mjaftë të suksesshme. Blleki ka edhe grupin e tij, të njohur si “EKIPA E ZEZË”[1].Së fundmi Blleki ka lansuar albumin e tij të quajtur BLLEKLIST me datën 28.11.2018 ku edhe ka cekur që albumi do lansohej në ditën e Flamurit të cilën e cilësoj si ditën e tij.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.teksteshqip.com/blleki