Blue Diamond Society
The Blue Diamond Society është një organizatë që lobon për të drejtat LGBT në Nepal.
Kjo organizatë u themelua në 2001 për të advokuar për ndryshime në legjislacionin për ligjet ekzistuese kundrejt homoseksualitetit si dhe për lobimin e të drejtave të komunitetit të margjinalizuar të gejve, transgjinorëve dhe komuniteteve të tjera seksuale. Kjo organizatë ka për qëllim të edukojë shoqërinë për një edukm seksual sa më gjithëpërfshirës, për advokim në nivel lokal për komunitetet “queer”, për të nxitur shprehjen artistike të rinisë LGBTQ+ si dhe për dokumentimin e dhunës kundrejt komunitetit queer në Nepal. Disa prej shërbimeve të tjera të ofruara për komunitetin LGBTQ+ në Nepal është dhe ofrimi i këshillimit psikologjik, përkujdesjes ndaj personave të infektuar me HIV/SIDA. Organizata drejtohet momentalisht prej drejtoreshës ekzekutive Manisha Dhakal. Organizata u themelua dhe u drejtua deri në vitin 2013 nga Sunil Babu Pant, i pari ligjvënës gej në historinë e Nepalit si dhe një prej 29 ekspertëve në takmin për nënshkrimin e dokumentit të Yogyakarta Principles.