Jump to content

Boboshtica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Boboshtica
Kishë në qënder e fshatit
Kishë në qënder e fshatit


Boboshtica është një fshat që bën pjesë në rrethin e KorçësShqipëri.

Boboshtica është vendlindja e shkrimtarit të madh Viktor Eftimiut.

Në Boboshticë mund të vizitoni dhe kisha të hershme si kisha e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Gjon Pagëzorit ” " Shën Dhimitrit". Dy kishat e fundit që janë pjesa e mbetur nga 13 kisha e 3 Manastire Ortodokse që kishte ky fshat. Origjina e banorëve të hershëm është historikisht e vërtetuar dhe ata janë shqiptarë ose bullgarë të largët të kohës së Carëve sllavë që më pas janë shqiptarizuar plotësisht, dihet që shkollat ishin greke, gjuha që shkruhej ishte greqisht, shumë mbishkrime në fshat janë në këtë gjuhë por gjuha e folur ishte shqip dhe bullgarisht, po ashtu dhe kishat që përbëjnë dhe vërtetimin kryesor historik arkeologjik janë me mbishkrime greke. Përdoreshin dy gjuhë për komunikim, një dialekt sllav dhe flitej dhe shqip. Sot të gjithë banorët janë shqiptarë me origjinë arumune apo jo dhe të tjerë vendas. Fshati ka shumë mëna, pemë shekullore, e raki prej ketij fruti të mrekullushem traditë që ruhet këtu e mijra vjet. Gjithashtu mund të gjeni restorante të tipit tavernë shumë cilësorë me gatime të freskëta e tradicionale që janë pothuajse njëlloj me kuzhinën greke. Natyra është e mrekullushme dhe në çdo stinë fshati merr një bukuri të veçantë.